Shpend Ahmeti jep detaje rreth takimit që pati me Albin Kurtin - Gazeta Express
string(62) "shpend-ahmeti-jep-detaje-rreth-takimit-qe-pati-me-albin-kurtin"

Shpend Ahmeti jep detaje rreth takimit që pati me Albin Kurtin

Gazeta Express

28/05/2020 13:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për takimin që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka bërë me dije se temë e këtij takimi ishte menaxhimi i situatës rreth pandemisë.

Lexo Edhe:

“Temë bosht e këtij takimi ishte menaxhimi i situatës rreth pandemisë, me theks të veçantë në gjendjen shëndetësore dhe ekonomike. U dakorduam që bashkëpunimi në mes të Kryeqytetit dhe Qeverisë është i domosdoshëm, ashtu që pasojat e pandemisë të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Ahmeti. /Express