Shpallet tenderi për pikë pagesat e reja rrugore


Gazeta Express
10 Qershor 2019 12:09

Qeveria ka shpallur tender në vlerë prej 15,3 milionë euro për ndërtimin e tri pikë pagesave të reja rrugore “Kadifakovo” dhe “Preod” në autostradën Milladinovc-Shtip, si dhe “Arabinovo” në autostradën Kërçovë-Ohër.

Shuma është siguruar nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, ndërsa në të njëjtën hyjnë dhe shpenzimet për siguri dhe pagesa elektronike “Milladinovc”, “Gllumovë”, “Zhelinë”, “Tetovë” dhe “Gostivar” midis Shkupit dhe Gostivarit.

Operatori duhet të bëhet i ditur deri në tetor, ndërsa më së shumti për 12 muaj të ndërtohen tri pikë pagesat dhe të implementohet pagesë elektronike./Alsat

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart