Shpallet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës - Gazeta Express
string(68) "shpallet-konkursi-per-drejtor-te-pergjithshem-te-policise-se-kosoves"

Shpallet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Gazeta Express

19/11/2020 11:09

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Konkursi është shallur dje dhe do të jetë i hapur deri më datën 2 dhjetor.

konkurs janë specifikuar kriteret që kandidatët duhet t’i plotësojnë, kandidati/ja duhet të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë; Të mos jetë i ndëshkuar për shkelje të rëndë disiplinore sipas rregullores disiplinore të policisë apo rregullores së institucioneve tjera shtetërore brenda dhjetë (10) vjetëve të fundit që është ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së Policisë së Kosovës; Të ketë gradën policore kolonel, nënkolonel ose major, së paku pesë (5) vjet etj.

Lexo Edhe:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore dhe në Web faqen e MPB-së, duke filluar nga data 18.11.2020 deri më 02.12.2020.

Aktualisht u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës është Samedin Mehmeti, ai u emërua në këtë pozitë pas shkarkimit të Rashit Qalaj.

Ish-drejtori Qalaj u shkarkua për “përformancë të dobët”. /Gazeta Express/