Shpallet konkurs për pranimin e policëve të rinj, këto janë kriteret - Gazeta Express
string(67) "shpallet-konkurs-per-pranimin-e-policeve-te-rinj-keto-jane-kriteret"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2023 8:09

Shpallet konkurs për pranimin e policëve të rinj, këto janë kriteret

Lajme

Gazeta Express

06/07/2023 8:09

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policor, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim janë paraqitur edhe kriteret që duhet t’i përmbushin kandidatët.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës shpall: K O N K U R SPër pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Vendi i punës: Policia e Kosovës

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement