Shoqja e ngushtë e Arta Nitaj arrin të bëhet deputete në Kuvendin e Kosovës


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 15:02

Ariana Musliu-Shoshi ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ariana ishte kandidate për deputete me Partinë Demokratike, e cila doli si partia e tretë më e votuar nga zgjedhjet e gjashtë nëntorit dhe ka arritur të ketë 25 deputetë në Kuvend.

Ariana Musliu-Shoshi ka marrë 8831 vota gjithsej në këto zgjedhje, duke siguruar një ulëse në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

Ajo njihet edhe si një nga miket më të ngushta të modeles Arta Nitaj, e cila madje është inspiruar nga mikja e saj që edhe ajo t’i bashkohet politikës, duke u bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Arta vazhdimisht i ka dhënë mbështetje Arianës gjatë fushatës, madje edhe duke kërkuar nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale ta votojnë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart