Shoqërohen në Polici 10 persona, të cilët të maskuar dhe me qen parakaluan në qendër të Prishtinës - Gazeta Express
string(97) "shoqerohen-ne-polici-10-persona-te-cilet-te-maskuar-dhe-me-qen-parakaluan-ne-qender-te-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2022 21:29

Shoqërohen në Polici 10 persona, të cilët të maskuar dhe me qen parakaluan në qendër të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

14/08/2022 21:29

Dhjetë persona janë shoqëruar në Polici nën dyshimin se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

KALLXO.com ka siguruar një video, ku shihen të dyshuarit derisa shëtisnin me maska dhe qen në sheshin e kryeqytetit.

Lexo Edhe:

Siç mëson KALLXO.com të njëjtit kanë shqetësuar kalimtarët që ishin duke frekuentuar sheshet e Prishtinës dhe më pas është njoftuar edhe Policia.

Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në Polici 10 persona e të njëjtëve u është shqiptuar gjobë.

Në videon që ka siguruar KALLXO.com shihen të dyshuarit derisa parakalojnë në shesh të veshur me ngjyrë të zezë me maska dhe me qen.

Kjo ka alarmuar qytetarët që gjendeshin në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë“ dhe “Skënderbeu”.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qen, kanë parakaluar  në sheshet e Prishtinës të maskuar duke u shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezentë në atë zonë”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat në fjalë pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit janë liruar dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.