Me të marrë lajmin nga Qeveria e Kosovës, për mbylljen e institucioneve arsimore, kafiterive, restoranteve e dyqaneve për të evituar rrezikun e përhapjes së COVID-19, shumë kush e përjetoi me panik e me stres.
Gazetar: Liridon Spahiu
Të mbyllur pothuajse gati që 1 muaj në shtëpi, duke mos pasur kontaktin e përditshëm me shoqërinë dhe rrethim, padyshim se ndikon në shëndetin mendor të secilit.
Problemet e tilla sipas ekspertëve qojnë në çrregullime të ndryshme hormonale, e si pasojë e kësaj shumë të rijnë gjenden pasa situatave të pazakonta, të cilat mund të shkaktojnë edhe depresion, raporton emisioni #gjesi në T7.
Sipas psikologes Brikena Krasniqi Hoti, tejkalimi i ndjenjës së vetmisë në këtë kohë pandemie mund të bëhet përmes komunikimit virtual.
Krasniqi Hoti, gjithashtu shton se pos komunikimit me shoqërinë, edhe komunikimi me familjarë e persona të tjerë e lehtëson përditshmërinë.
Ndërkaq në aspektin social, Sibel Halimi, tregon se jo vetëm të rinjtë përballen me këtë problem.
Po ashtu, përdorimi i rrjeteve sociale nga të rinjtë, sipas Halimit, i bën ata më kreativ dhe aktiv në të njëjtën kohë, duke e theksuar faktin që shoqëria virtuale është shumë e nevojshme gjatë këtyre ditëve.
Pra, njerëzit duket se kanë gjetur mënyrën e duhur se si ta shmangin një rutinë ditore, duke mbajtur komunikim me persona të tjerë përmes botës së internetit.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....