Marshohet në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike


Gazeta Express
17 Qershor 2019 10:21

Organizatat e shoqërisë civile po marshojnë në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Marshi ka nisur nga sheshi “Skënderbeu”, dhe do të vazhdojë me ndalje te shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Ato vlerësojnë se Projekligji është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Te fundit


Kthehu lart