Shoqata e Psikologëve të Kosovës kundër gjendjes së jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(67) "shoqata-e-psikologeve-te-kosoves-kunder-gjendjes-se-jashtezakonshme"

Shoqata e Psikologëve të Kosovës kundër gjendjes së jashtëzakonshme

Gazeta Express

11/07/2020 18:53

Shoqata e Psikologëve të Kosovës është shprehur kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Nëpërmjet një letre drejtuar qeverisë së Kosovës, kërkohet që të forcohet respektimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Reagimin e tyre e kaë arsyetuar me “fakte reale të Këshillimeve Psikologjike 3 mujore online të Shoqatës së Psikologëve të Kosovës”.

Lexo Edhe:

“Nëse tani sistemi shëndetësor përballet më kolaps, atëherë a keni menduar së shëndeti mendor i popullatës do të jetë një sfide afatgjate dhe vështirë e riparueshme”, thuhet në letër.

“Mos mbyllni, por bëhuni rigoroz në respektimin e masave,  sepse pasojat psikologjike tashme kanë filluar të rishfaqen dhe pas një kohë do ndodh kolapsi psikologjik”.

Reagimi  i  plotë:

Drejtuar qeverisë së Republikës së Kosovës

Mendoni për shëndetin mendor të popullatës Forconi respektimin e masave, por jo mbylljen dhe gjëndjen e jashtëzakonshme

Ky reagim bazohet në fakte reale të Këshillimëve Psikologjike 3 mujore online të Shoqatës së Psikologëve të Kosovës

Ju mund edhe ti mbyllni të gjtha, ju mund ta bëni këtë, sepse jeni qeveri e jona. Edhe ne do e respektojmë këtë, sepse kështu respektojmë shtetin tonë.  Por, a keni menduar se çka do ndodh më shëndetin mendor të popullatës?

Nëse tani sistemi shëndetësor përballet më kolaps, atëherë a keni menduar së shëndeti mendor i popullates do të jet një sfide afatgjate dhe veshtirë e riparushme.

Mos mbyllni, por behuni rigoroz në rëspektimin e masave,  sepse pasojat psikologjike tashme kanë filluar të rishfaqen dhe pas një kohë do ndodh kolapsi psikologjik.

Ndërrimi i shpesht i masave, bllokimi, karantinimi, vëndosja e gjëndjes së jashtëzakonshme ndikon në mënyre direkte në rritjen e stresit tek popullata dhe njëherit edhe rritjen e frikës se si do jet e ardhmja e tyre.

Kjo i shtyn ata të futen në një gjëndje ankthi të tejzgjatur, e cila ka shumë rrezik që të kalon në gjndje aspak të mirë psikologjike, duke cenuar kështu në mënyre direkte shëndetin mendor të popullatës.

Mos harrojmë, se si pasojë e përjetimit të sresit akut gjatë muajve Mars, Prill, Maj, ka ndikuar në mënyre shumë negative të popullata.  Tani, nëse vazhdon kjo gjëndje, atëherë mund të ketë përkeqsim të gjëndjes psikologjike, duke bërë që të ripërjetohët dhe të kalojë në stres kronik.

A keni menduar për këtë?

Më këto masa popullin po shtyhet drejt një varferie të skajshme, ndersa pasoja e pariparushme do të jet në aspektin psikologjik.    Nese tani ka rrezik për kolaps në sistemin shëndetësor, kuptojeni mirë se më vonë do të ket kolaps në shëndetin mendor.

Arsyetoni veprimet tuaja, duke bërë që të rëspektohën masat në mënyre rigoroze, e jo duke mbyll e karantinuar.

Ndryshe, pas një kohë Kosova do perballet më Psikovirusin dhe me Ekonomiavirusin

Më respekt Shoqata e Psikologëve të Kosovës