Kthehu lart

Zbulohet aksidentalisht kura kundër rënies së flokëve

Zbulohet aksidentalisht kura kundër rënies së flokëve GazetaExpress

Një grup shkencëtarësh besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë që zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e rënies së flokëve.

Lajmi i mirë për të gjithë ata që janë shndërruar në qerosë pa dëshirën e tyre mbërrin nga Universiteti i Manchesterit në Angli.

Studiues të këtij universiteti ishin duke punuar në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës, që shkakton dobësimin e kockave.

Shkencëtarët e kanë pagëzuar ilaçin me emrin WAY-316606. Ata thonë se gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.

“Në vetëm 6 ditë u rritën me dy milimetra. Ne as që e kishim menduar një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund të bëjë diferencën tek njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, thotë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.

Aktualisht në treg janë të licencuara vetëm dy ilaçe që trajtojnë “qerosllëkun”, por që të dyja me efekte të moderuara sa i përket rritjes së flokëve dhe shpesh me efekte anësore të konsiderueshme.

    Data: 05 Shkurt 2019 10:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera