Kthehu lart

Një gotë verë në ditë mund t’ua zgjasë jetën atyre që kanë pësuar sulm në zemër

Një gotë verë në ditë mund t’ua zgjasë jetën atyre që kanë pësuar sulm në zemër GazetaExpress

Sipas një hulumtimi, pirja e një gote me verë çdo natë mund t’i ndihmojë pacientët me sulm në zemër të jetojnë deri dy vjet më shumë sesa ata që nuk e përdorin verën. Hulumtimi ka zbuluar se pirja e kontrolluar e verës nuk u ka shkaktuar dëme pacientëve.

Sulmi në zemër është më i shpeshtë te personat e moshuar dhe paraqet gjendjen kur zemra është shumë e dobët për ta shtyrë qarkullimin e gjakut nëpër trup ashtu si duhet. Studimi i fundit amerikan sugjeron diçka tjetër në krahasim me hulumtimet e mëhershme. Sipas këtij hulumtimi, konsumimi i alkoolit në sasi të vogla mund ta ndihmojë zemrën.

“Ne e kemi ditur që efektet helmuese të alkoholit mund ta nxisin sulmin në zemër. Sidoqoftë, tash kemi të dhëna se njerëzit e shëndoshë që kanë pirë alkohol e kanë një lloj mbrojtjeje nga sulmi në zemër në periudhën afatgjate, në krahasim me njerëzit që nuk përdorin fare alkohol”, thotë profesori David Brown, i cili ligjëron në Universitetin e Uashingtonit.

Hulumtuesit gjetën lidhje mes konsumimit të shtatë gotave të alkoholit në javë me zgjatjen e jetës për më shumë se një vit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 05 Janar 2019 15:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera