Kthehu lart

Lufta kundër kancerit e shkencëtarit të ri, Liridon Selmani

Lufta kundër kancerit e shkencëtarit të ri, Liridon Selmani GazetaExpress

​Shumë lajme negative që shpesh vijnë nga ata që udhëheqin me Universitetin e Prishtinës, shpesh le në hije punën e madhe që bëhet nga studentët dhe studiuesit e shumtë që janë aty.

Studentë të shumtë të nivelit master por edhe doktorrantë, po realizojnë studime të vazhdueshme nëpër universitete botërore si rezultat i bashkëpunimeve mes universiteteve por edhe si rezultat i ambicjes së tyre për sukses.

Liridon Selmani, kandidat për titullin, Doktor Shkence në Universitetin e Mjeksësisë në Prishtinë, hulumtimin e vet po e realizon pjesërisht në laboratoret e Universitetit të Vjenës.

“Ideja e projektit lindi gjatë qëndrimit tim katërmujor në Departamentin e Biologjisë Vaskulare të Institutit të Fiziologjisë – Universiteti Mjekësor i Vjenës (MUV) në vitin 2014. Kjo ide e imja iu prezentua grupit për hulumtime shkencore, i udhëhequr nga Univ.Prof.Margarethe Geiger dhe gjeti mbështetjen e plotë të tyre. Projekti paraqet një bashkëpunim në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetint Mjekësor të Vjenës” fillon rrëfimin Selmani.

Muaj të tërë ai teston mostrat e hulumtimit dhe eksperimenton në sallat sterile të Fakultetit të Mjeksisë në Vjenë, dhe kthehet në Kosovë ku bënë pjesë tjetër të punës, për tu përsëritur kështu ky cikël disa vjet me radhë.

Hulumtimi i tij ka për qëllim të gjendet një mënyrë e cila mundëson detektimin sa më të hershëm të kancerit në prostatë, sëmundjeje vdekjepruese, në fazën kur intervenimi i mjekut do të mund të shpëtojë jetën e pacientit.

Screen Shot 2015-07-09 at 12.55.28 PM“Karcinoma e prostatës është karcinoma më e shpeshtë tek meshkujt edhe në nivel botërorë. Gjatë angazhimit tim në Klinikën e Urologjisë kam takuar mjaft pacientë të cilët janë vonuar në diagnostikimin e karcinomës së prostatës dhe për pasojë çdo intervenim mjekësor ka qenë i pashpresë për shkak të stadit shumë të avansuar të zhvillimit të sëmundjes. Kjo sëmundje mund të jep rezultat të mirë të mjekimit nëse zbulohet në një stad të hershëm të shfaqjes së saj. Analizimi i kësaj patologjie nga ky këndvështrim ngel mjaft aktual për shkencën mjekësore, në veçanti Proteina C Inkibitore është treguar që të jetë një biomarker shpresëdhënës në këtë drejtim” tregon Selmani.

Mostra e këtij hulumtimi është siguruara nga pacientët e QKUK-së. Selmani thotë se “Bëhet fjalë për një mostër prej mbi 100 pacientë vullnetar të trajtuar në Klinikën e Urologjisë – QKUK paraprakisht janë dakorduar që të jenë pjesë e hulumtimit duke dhuruar plazmën dhe mostrat indore për analizë”.

Kjo punë e një mjeku të ri nga Prishtina është e barabartë me secilin shkenctarë në botë që po realizojnë hulumtime të shumta sidomos sa i përket fushës së tumoreve e kancereve të ndryshëm, që po marrin ende shumë jetë njerëzish.

Liridon Selmani, me modesti thotë që ai sikur shumë studiues tjerë në botë po bëjnë përpjekje që ti ofrohen qëllimit themelorë; që është gjetja e shkaqeve dhe pastaj mjekimit për këtë sëmundje.

“Hulumtime të tilla shkencore bëhen me qindra në mbarë botën dhe çdo e dhënë e fituar është një hap tutje në zbulimin e mistereve që i fsheh trupi i njeriut. Besoj që rezultatet e hulumtimit do ta avansojnë nivelin e diturive lidhur me luftimin e karcinomës së prostatës” thotë ai.

Rezultatet e kësaj pune të madh ende nuk dihen ndërsa ato gjithsesi do të mbajnë llogon e Universitetit të Prishtinës dhe atij të Vjenës.

Në këtë hulumtim të nivelin internacional përvec mentores prof.dr Suzana Manxhuka-Kërliu dhe ko-mentores, Univ.Prof. Margarethe Geiger është i kyqur edhe një profesor universitar nga Dartmouth-Hitchcock Medical Center i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
revista porta

    Data: 12 Korrik 2015 16:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera