Kthehu lart

Femrat duhet të rruhen nëse duan një fytyrë pa rrudha

Femrat duhet të rruhen nëse duan një fytyrë pa rrudha GazetaExpress

Duket se meshkujt në mënyrë të pavetëdijshme kanë gjetur çelësin e rinisë së përjetshme: duke u rruajtur, ata e mbajnë të shëndetshme dhe të freskët lëkurën e fytyrës.

Sipas ekspertëve të bukurisë, fytyra qëndron e re dhe pa rrudha vetëm falë rruajtjes së përditshme. Sa herë që një burrë rruhet, ai nuk heq vetëm mjekrën, por edhe “mbeturinat” e sipërfaqes së lëkurës së tij

Dr Michael Prager thotë për ‘Daily Mail’ se të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe femrat nëse duan një fytyrë pa rrudha. Por, si i bëhet me qimet që dalin më të trasha? Duket se gjithçka është e pavërtetë.

“Mendimi se rruajtja i trash qimet është i gabuar. Prerja e qimeve mbi rrënjë nuk ka asnjë efekt”, thotë Dr. Prager.

    Data: 18 Qershor 2018 12:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera