Zbulohet gjeni që mund të ulë shpërndarjen e kancerit për 75%


12/01/2017

Tumoret mund të “mbillen” nëpër vende të ndryshme tjera të trupit dhe kjo shkakton 90% të vdekjeve nga kanceri.

Sipas një studimi të realizuar me minjtë, i publikuar në Nature, ndryshimi i sistemit imunitar ka ngadalësuar shpërndarjen e qelizave kancerogjene të lëkurës në mushkëri.

Shpërndarja e kancerit – e njohur si metastazë – është lufta në mes të trupit dhe mutacionit të përshpejtuar të kancerit.

Studiues nga Instituti Sanger në Kembrixh, janë duke u munduar të gjejnë shkaktarin e shpërndarjes se këtyre qelizave nëpër trup.

Ata kanë krijuar 810 sete të minjve të modifikuar gjenetikisht, në mënyrë që të gjejnë se cilat pjesë të AND-së janë të përfshira në rezistimin e shpërndarjes së kancerit.

Këto studime kanë çuar në zbulimin e 23 fraksioneve të AND-së, apo gjeneve, të cilat kanë lehtësuar apo kanë vështirësuar shpërndarjen e kancerit.

Shumica prej tyre janë të përfshira në kontrollimin e sistemit imunitar.

Sulmimi i një gjeni – të quajtur Spns2 – ka ulur shpërndarjen e tumoreve në mushkëri për 75%.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart