Si ndikon moti me shi në sjelljet e njerëzve


10/03/2019

Në vitin 2008, disa shkencëtarë e publikuan një studim ku thuhej se sezonet e dobëta të reshjeve kishin pasur ndikim në rënien e tri dinastive në Kinën e lashtë. Përmes analizimit të stalagmiteve në një shpellë, ata krijuan ndërlidhje mes pakësimit të reshjeve të shiut me ndryshimet shoqërore dhe rënien e dinastive Tang, Yuan dhe Ming. Besohet që këto ngjarje kanë qenë të ndërlidhura me zvogëlimin e sasisë së orizit.

Por si mund të ndikojë shiu në sjelljen shoqërore në botën moderne? Sipas një hulumtimi të vitit 2009, numri i vetëvrasjeve në Nju Jork ka qenë dukshëm më i vogël gjatë ditëve me shi. Për më tepër, një profesor britanik ka analizuar raportet e policisë dhe ka zbuluar se krimet shtohen kur temperatura është 18 gradë, ndërsa pakësohen sërish kur temperatura rritet mbi këtë shkallë.

“Përmes hulumtimit u dëshmua se niveli i krimit ka qenë më i ulët kur ka pasur reshje të shiut. Ekziston një ndërlidhje e fortë mes shiut të madh dhe dhunës”, tha profesori Peter Langmead-Jones.

Për më tepër, psikologia Keri Nixon, e cila ka përvojë në trajtimin e kriminelëve të dhunshëm, thotë se njerëzit zakonisht nuk kryejnë krime në mot të lig, përpos në rastet kur janë të dëshpëruar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart