Shënohet rasti historik në Epideminë Globale të virusit HIV


05/03/2019

“Tanimë ka një shpresë që kura për virusin HIV nuk është e pamundur, dhe me studime të tjera pasuese ne do të arrijmë ta gjejmë dhe ta aplikojmë tek të gjithë pacientët e infektuar,” thotë dr. Annemarie , doktoreshë në Qendrën Mjeksore në Irlandë.

Pas rastit të parë të shënuar para 12 viteve, i cili u kurua nga virusi HIV  me një metodë e cila përdorej për shërimin e një lloji të tumorit, mjekët provuan që këtë metodë ta përdornin edhe tek pacientët e tjerë, mirëpo dështuan. Kjo ngriti një pikëpyetje se pse kjo metodë funksionoi vetëm një herë.

Pas 12 viteve më në fund u shënua pacienti i dytë i shëruar nga HIV-i, i cili gjithashtu vuante nga një lloj i limfomës. Ky pacient iu nënshtrua procedurës së njejtë me atë të para 12 viteve, respektivisht transplantit të palcës kurrizore nga një donor i cili kishte mutacion të gjenit përgjegjës për proteinën CCR5. Pas transplantit pacienti ishte shëruar nga tumori, dhe ndaloi së marri barna kundër virusit HIV, sepse qelizat imune të transplantuara ishin rezistente ndaj virusit HIV dhe rrjedhimisht personi ishte shëruar.

Tanimë një mundësi e mirë për trajtimin e infeksionit HIV është që me anë të terapisë së gjeneve të modifikohen qelizat imune të organizmit duke iu vendosur qelizat mutante të CCR5, qeliza këto të cilat janë rezistente ndaj këtij virusi.

“Nëse ndodhë një herë diçka në shkencë mund të ndodhë prapë,” thonë shkencëtarët, të cilët janë shumë optimistë që kura për këtë virus do të fillojë të aplikohet tek të gjithë pacientët./Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart