Orët e gjata të punës mund të shkaktojnë depresionin tek femrat


04/03/2019

Një studim i ri I publikuar në revistën për hulumtime ne Epidemiologji dhe Shëndet Publik konfirmon se të punuarit për orë të gjata ka një efekt shumë të dëmshëm për shëndetin mental.

Hulumtimet përdoren data baza të 23.000 femrave dhe meshkujve, të cilat përfshinin informacione të punës. Ata zbuluan që femrat të cilat kishin një shëndet mental të dëmtuar, zakonisht ishin ato të cilat punonin për orë të gjata, mbi 55 orë gjatë një jave. Ndryshimi i rezultateve të krahasuara me femrat të cilat punonin në një orar standard pune prej 35-40 orë për një javë ishte të dukshme.

Gjatë këtyre hulumtimeve u pa që meshkujt punojnë më shumë orë se femrat. Gjithashtu vetëm 15% e meshkujve punonin me kohë të pjesshme. Burrat të cilët ishin të martuar punonin më shumë, për dallim nga gratë e martuara të cilat punonin më pak orë.

Shkencëtarët e ndryshëm kanë teori të ndryshmë për këto ndryshime.

Gjithsesi, njerëzit të cilët shfaqnin simptoma të depresionit apo të çrregullimeve të tjera mentale si pasojë e vendit të punës zakonisht ishin: duhanpirësit, punëtorët që fitonin pak, punëtorët që nuk kishin kontroll mbi punën e tyre, dhe punëtorët e vjetër.

Depresioni është një nga çrregullimet më të shpeshta të shëndetit mental. Disa nga simptomat më të shfaqura janë: ndjenja e pesimizmit, humbja e interesit, çrregullime të gjumit./Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart