Ky shampon nga soda e bukës do t’i shpëtojë flokët tuaj


10/04/2016

Por, a e keni ditur se sodën e bukës mund ta përdorni edhe për përmirësim të kualitetit të flokëve? Po, ajo është me të vërtetë shumë efikase! Soda e bukës do t’i pastrojë flokët tuaj më mirë se cilido shampon ose regjenerues tjetër, ndërsa flokët do të kenë shkëlqim të shëndetshëm pas vetëm disa trajtimeve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndoshta në fillim do t’ju duket e pazakontë që t’i pastroni flokët pa shampon dhe shkumë, por duhet të keni durim dhe t’i pritni rezultatet përfundimtare. Së pari i përzini sodën me 3/4 me ujë. Për shembull, nëse flokët i keni deri në krahë, i përzini 2-3 lugë me sodë dhe tri herë më shumë ujë. Përbërësit i përzini mirë në një enë, ndërsa dozën e përcaktoni duke u varur nga gjatësia e flokëve tuaj. Përzierjen e aplikoni në flokë prej rrënjëve deri te skajet, dhe e lini që të veprojë 1-3 minuta, e më pas e shpëlani mirë me ujë të ngrohtë, sepse ai më mirë i heq mbetjet.

 

Pas pastrimit duhet që të aplikoni uthull në flokë. I përzini 1/5 e uthullës me 4/5 ujë, e nëse nuk ju pëlqen aroma e uthullës mund t’i shtoni edhe disa pika vaji eterik të livandës, mentës dhe rozmarinës. Të gjithë përbërësit i përzini mirë. Më së miri është që përzierjen ta përgatitni në banjë dhe ta përdorni menjëherë. E përkulni kokën, dhe i mbyllni sytë për ta parandaluar hyrjen e uthullës në sy. Përzierjen e shpërndani mirë dhe i fërkoni mirë flokët. Pritni disa sekonda, e më pas i shpëlani me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë do ta mbajë lagështinë në flokë, dhe do t’u sigurojë shkëlqim dhe dukje të shëndetshme. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart