Zbulohet ilaçi më efektiv kundër depresionit dhe vetëvrasjeve


06/03/2019

Ketamina përdoret si një sprej nazal dhe këtë javë u aprovua edhe nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit, pasi rezultoi që zvogëlonte simptomat e depresionit brenda pak orëve. Kjo kurë është më ndryshe nga antidepresantët e rëndomtë, të cilëve u duhet një periudhë më e gjatë kohore për të pasur efekt.

“Arsyeja kryesore pse kjo terapi është më efikase se tjerat, është pikërisht koha e shkurtër e dhënies së efektit,” tha Dr. John Mann psikiatër dhe studiues i hulumtimeve mbi depresionin.

Për shkak se njerëzit kanë tendence të abuzojnë me këtë substancë, spreji i ketamines merret vetëm me përshkrim nga doktorët dhe pacienti i cili e merr duhet të jetë nën mbikëqyrje mjekësore.

“Ju mund ta vëreni menjëherë efektin, vetëm mbyllni sytë dhe do ta ndieni një qetësi në mendjen tuaj,” tha një pacient i trajtuar me këtë substancë.

Efekti i kësaj substance zgjatë më shume se antidepresantët e tjerë, dhe për këtë arsye mund të merret vetëm një herë në dy javë. Ms. Prothro- një paciente e diagnostikuar me depresion tash 20 vjet, tregon se kishte përdorur 5 lloje të antidepresantëve. Ajo thotë që asnjë prej këtyre trajtimeve nuk kanë pasur efektin e duhur. Përderisa përdorimi i ketaminës ka reaguar menjëherë dhe tashmë ajo ka filluar t’i kthehet jetës normale.

Mekanizmi i veprimit të kësaj substance mbështetet në aftësinë e targetimin të receptorëve të acidit glutemik në tru, me ç’rast krijon një ndërveprim më intensiv në mes qelizave neurale të trurit – shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Spreji i Ketaminës është krijuar nga Janssen – pjesë e kompanisë Johnson and Johnson dhe është hedhur në treg me emrin e Spravato.

“Është dashur shumë punë dhe kohë që më në fund të zbulohet një trajtim efektiv për pacientët me depresion dhe pas shumë studimeve të mbikëqyrura edhe nga Administrata e Barnave dhe Ushqimeve ne jemi të gatshëm ta aplikojmë këtë kurë dhe pacientët e diagnostikuar me depresion të fillojnë të trajtohen me të”./Gazeta Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart