Këto janë të mirat dhe të këqiat nëse bëni dashuri gjatë shtatzënisë


29/10/2016

A mund të kemi marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë?

Absolutisht. Në shtatzëni normale mund ti gëzoheni seksit deri sa të ju plasin ujërat. Gjatë kontrollit tek mjeku juaj vëreni nëse mund të keni rrezik të lindjes parakohe, si probleme të tilla:

Hapje e qafës së mitrës

Rrjedhje e lëngut amniotik

Shtatzëni ektopike

Gjakderdhje

Sëmundje trashëguese që përfshin aborte spontane

Por, për sa kohë që shtatzënia juaj është në rregull, ju mund të keni marrëdhënie seksuale.

A është ndjesia e mirë?

Për disa femra ndjesia është shumë e mirë, ndërsa për disa të tjera është e keqe. Disa femra mund të ndjejnë ngërçe gjatë aktit, kanë gjoks të rritur gjë që bëhet shumë më i ndjeshëm dhe nuk mund të ndjeheni rehatshëm. Mund të keni më shumë lëngje vaginale, gjë që mund ta bëjë raportin seksual edhe më të këndshëm, por nga ana tjetër mund të rezultojë edhe deri në acarrim. Nëse vëreni çfarëdolloj ndryshimi në erë apo lëngje vaginale, drejtohuni mënjëherë tek mjeku juaj.

Nuk kam dëshirë seksuale që kur mbeta shtatzënë. A është kjo normale?

Po, kjo është mëse normale. Ndryshime të mëdha në trupin tuaj rezultojnë edhe në ndryshimin e jetës suaj seksuale. Disa femra lirohen nga shqetësimi i kontraceptivëve dhe ndihen më joshës se kurrë. Ndërsa, ka të tjera që ndihen shumë të lodhura dhe dembele për aktivitet seksual, sidomos në tremujorin e parë. Tremujori i dytë i shtatzënisë karakterizohet me rritje të dëshirës seksuale, ndërsa në tremujorin e fundit sërish keni humbje të dëshirës për shkak të rritjes së barkut dhe vështirësive tjera.

A mund të ndryshojë dëshira seksuale e partnerit tim?

Shumica e meshkujve i shohin gratë e tyre shtatzëna si më atraktive se kurrë. Por, dëshira seksuale e partnerit mund të zvogëlohet për shkak të shqetësimit të foshnjes, presionit të atësisë në të ardhmen, frika që mos ta dëmtojë foshnjen, apo edhe ‘turpi’ nga marrëdhëniet në prani të foshnjes së palindur.

A është i sigurtë seksi oral?

Po, seksi oral është i sigurtë dhe nuk mund të dëmtojë foshnjen, nën supozimin se jeni në një lidhje monogame dhe jeni HIV negativ. Në fakt, shumë çifte e konsiderojnë seksin oral si një zëvendësim të këndshëm për marrëdhënie seksuale për shkak të faktorëve të ndryshëm nga pamundësia gjatë shtatzënisë.

Cilat pozicione janë më të rehatshme për të kryer marrëdhënie seksuale?

Shtrihuni në krah. Le të qëndrojë partneri pas jush. Kështu, pesha e partnerit nuk është drejtpërdrejtë në ju dhe nuk jeni aq të ngarkuar.

Shtrihuni në fund të shtratit me këmbët në dysheme. Në këëtë pozicion, partneri gjunjëzohet para jush dhe nuk ju pengon fare barku.

Shtrihuni në shtrat, le të qëndrojë partneri para jush, në drejtim të kundërt. Në këtë pozitë, penetrimi është i cekët dhe është ideal për shtatzëni të shumta që kanë probleme të pakëndshme.

Le të ulet partneri juaj në një karrige të fortë ndërsa ju ulur në prehërin e tij. Kështu barku dhe mitra nuk do të ngarkohen aspak.

Vështirësitë:

Dëshirë e zvogëluar e marrëdhënieve seksuale

Parehati fizike

Frika e lëndimit të fetusit

Frika se mjeku do të ju ndalojë marrëdhëniet seksuale

Kënaqësitë:

Eksitim për shkak të rritjes së gjinjve

Gëzim për shkak të rritjes graduale të barkut

Qetësia nga frika e marrjes së kontracepcioneve

Mënyra të reja të kënaqësisë

Zbulim i pozicioneve të reja

5 këshilla për një seks të përsosur gjatë shtatzënisë

Komunikoni! Nevojat tuaja ndryshojnë gjatë periudhës së shtatzënisë. Tregoni partnerit tuaj se çfarë ju nevoitet gjatë aktit seksual.

Eksperimentoni. Provoni pozicione të ndryshme, zbuloni gjëra të reja që mund të pasurojnë jetën tuaj seksuale.

Ndjehuni rehatshëm. Përgatitni një numër të madh të jastëkëve si dhe lubrifikim vaginal në rast se keni nevojë.

Zgjeroni horizontet tuaja. Kjo nuk vlen vetëm për marrëdhënie seksuale. Ju mund të masazhoni njëri-tjetrin, të masturboni së bashku si dhe t’i gëzoheni seksit oral

 

Afrohuni me njëri-tjetrin. Vendosja e intimitetit në krye të listës së prioriteteve në shtatzëni ju lidh dhe afron shumë me partnerin tuaj në një mënyrë të veçantë saqë do të zhvilloni afërsinë e nevojshme me njëri-tjetrin./femra.net/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart