Janë zbuluar gjenet përgjegjëse të autizmit


06/03/2019

“Autizmi shkaktohet 80% nga faktori gjenetik, andaj zbulimi i saktë i gjeneve që marrin pjesë në këtë çrregullim është shumë i rëndësishëm”, tha Dr. Mark Daly një ndër profesorët pjesëmarrës në këtë studim.

Gjatë këtyre hulumtimeve u zbuluan 5 lloje të gjeneve, të cilat rrisin rrezikun e autizmit. Për të identifikuar këto gjene u përdorën gjenomet e 20.000 pacientëve me autizëm dhe 170.000 personave të tjerë, të cilët nuk vuanin nga ky çrregullim – shkruan NatureScience, transmeton Gazeta Express.

Gjatë këtij studimi u identifikuan për herë të parë edhe ndryshimet e gjenomeve mes pacientëve të cilët vuanin nga llojet e ndryshme të çrregullimeve të spektrit autist.

Këto zbulime ndihmuan shumë në fushën e zhvillimit të teknikave të parandalimit dhe trajtimit të çrregullimeve të autizmit./Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart