ADN-ja e peshkaqenit mund të përdoret për shërimin e kancerit dhe sëmundjeve të pleqërisë


19/02/2019

Shkencëtarët shpresojnë se studimet shtesë do ta mundësojnë zbatimin e këtij zbulimi në trajtimin e sëmundjeve të pleqërisë te njerëzit. Hulumtimi është kryer nga një ekip shkencëtarësh në qendrën për studime ujore të Universitetit të Floridas.

Gjenet e dobëta të njerëzve i bëjnë ata të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të lidhura me pleqërinë, siç është kanceri. Pasi peshkaqenët nuk janë të rrezikuar nga gjallesat tjera, ata janë ndikuar më shumë nga evolucioni. Në këtë mënyrë, ADN-ja e tyre mund ta riparojë veten dhe është më e qëndrueshme ndaj dëmtimeve.

“Mungesa e qëndrueshmërisë së gjenevev është një çështje shumë seriozë për sëmundjet njerëzore. Kemi zbuluar se natyra ka zhvilluar strategji të mira për qëndrueshmërinë e gjeneve te peshkaqenit të bardhë”, tha njëri nga autorët e këtij studimi, Mahmood Shivji.

ADN-ja e peshkaqenit është një herë e gjysmë më e madhe sesa ADN-ja e njeriut. Kjo do të thotë se në të ka më shumë kode sesa në ADN-në e njeriut. Shkencëtarët shpresojnë që t’i zgjidhin këto sekrete dhe t’i përdorin ato për trajtimin e njerëzve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart