A duhet të brengoseni për humbjen e shpejtë të peshës? Diabeti mund të jetë një nga arsyet


11/03/2019

Shumë herë na është thënë që nëse humbni peshë shumë shpejtë, ju mund të keni diabet. Kjo teori qëndron si e vërtetë, mirëpo jo në të gjitha rastet. Nëse humbja e peshës përcillet edhe nga këto simptoma atëherë ju mund të keni diabet dhe të mos jeni I vetëdijshëm për këtë. 

Disa nga simptomat e hershme të diabetit janë:

Etje e tepruar për ujë dhe urinim i shpeshtë

Etja e tepruar e cila ndryshe quhet –polidipsi, dhe poliurinimi – urinimi I shpeshtë, janë simptomat klasike të diabetit. Kur ju keni diabet, sasia e sheqerit në gjak rritet me ç’rast shtohet nevoja për ujë. Njëkohësisht veshkat janë të detyruara të punojnë intenzivisht duke tentuar të pastrojnë gjakun nga glukoza e tepërt. Rritja e konsumit të ujit është në proporcion me rritjen e nevojës për urinim – shkruan MayoClinic , transmeton Gazeta Express.

Lodhje

Lodhja mund të shkaktohet nga shumë faktorë, dhe një ndër ta është pamundësia e organizmit të përdorë sasinë e nevojshme të glukozës për të funksionuar në mënyrë të rregullt dhe dehidrimi. Dehidrimi ndodhë si shkak I rritjes së nevojës për urinim.

Të pamurit e turbulltë

Në disa raste diabeti mund të përfshijë edhe të pamurit. Sasia e tepërt e glukozës shkakton krijimin e disa venave të reja në brendësinë e retinës së syrit, duke dëmtuar kështu venat e tjera. Në fillim kjo nuk është një problem, mirëpo nëse nuk trajtohet atëherë diabeti mund të shkaktojë edhe dëmtime serioze të syve dhe verbim.

Humbje e ndjeshmërisë

Rritja e sasisë së glukozës në gjak, mund të shkaktojë dëmtime të nervave, me ç’rast pacienti fillon të humbë ndjeshmëri në prekje, sidomos në zonat e duarve dhe këmbëve. /GazetaExpress

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart