Kthehu lart

Ideja e korrigjimit, rastësi apo e thënë më herët?

Ideja e korrigjimit, rastësi apo e thënë më herët? Autori: Faton Azemi GazetaExpress

(I papranueshëm për të Drejtën Ndërkombëtare!)

A ishte mendim ad-hoc i Presidentit ideja për korrigjimin e kufirit? -  Apo zanafilla e kësaj ideje qëndron më herët, do ta elaborojmë shkurtimisht në disa nënpika, gjithmonë duke u bazuar në fakte dhe referenca kredibile.

E para, per cdo student që vijon studimet në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare dhe që ka mundësinë të mesoj nga ekspertë të së Drejtës, një term si shkëmbimi i kufirit është i papranueshëm, dhe këtë nuk po e them nga një mendim personal i imi, por gjithmonë duke u referuar tek deklarata e famshme e ish Presidentit te SHBA-ve, Woodrow Wilson i cili hapur deklaroi se marrvëshjet e fshehta ndërmjet shtetëve janë pikërisht zanafilla e luftërave në botë, dhe si e tillë në vitin 1918 nëpërmjet 14 pikave të tij ai kërkoi:” Marrëveshje të hapura; Eliminimin e marrëveshjeve private të cfarëdolloji, por diplomacia të zhvillohët në mënyrë të qetë dhe para syrit të publikut”.

Ashtu sic e citon eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare Robert Muharremi, vetë egzistenca jonë si shtet është rrjedhojë e një marrëveshje ndërkombëtare në akordancë me parimet Wilsoniane (që në fjalë të tjera do të thotë, shteti i Kosovës është njohur ndërkombëtarisht po me këta kufij egzistues që kemi), ndërsa sot kemi një situatë ku me të vërtetë po rrezikohet egzistenca e shtetit të Kosovës nga një marrëveshje e fsheftë.

E dyta, ideja e korrigjimit të kufirit nuk është mendim ad-hoc i Presidenit të Republikës së Kosovës, më konkretishtë kjo ide është hedhur edhe më parë në opinion në vitin 2000 nga analisti politik John Mearsheimer. Ai në një shkrim të tij “Rasti për ndarjen e Kosovës” permend idenë e shkëmbimit të territorit ne baza etnike, duke aluduar se Serbia mund të merrte komunat e pjeses ne veriore dhe në këmbim te saj Kosova ti bashkangjitej Shqiperisë. Një opsion i cili u hodh poshtë me arsyetimin se ky propozim nuk do të sjellte paqe në Ballkan, dhe se nuk ishte ne përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe idealet Wilsoniane.

Sot, kur asnjëherë më parë nuk kemi qenë në një pozitë më të mirë për të dialoguar dhe paraqitur të gjitha padrejtësitë qe na u janë bërë historikisht, ne rikthejmë një opsion të modifikuar ku në vend të bashkangjitjes me Shqiperinë ne kërkojmë të marrim Luginën e Preshevës, një projekt i ngjashëm që u diskutua nga John Mearsheimer më parë.

Politikat ditore të zhvilluara kohët e fundit kanë krijuar përshtypjen që kjo “status quo’ dhe mos arritja e një marrëveshje perfundimtare obligative Kosovë-Serbi, e pengon Kosovën në integrimet ndërkombëtare për të cilën realisht mund të pajtohemi deri diku. Por një gjë që nuk duhet të harrojmë, nuk është politika e jashtme (përkatësisht negociatat me Serbinë) arsyeja qe ne kemi një situatë katastrofale të gjendjës ekonomike në Kosovë, nuk janë negociatat Kosovë-Serbi që e kanë sjellë një situatë të mjerueshme të Postës, Trepces dhe të shumë ndërmarrjëve publike, nuk janë negociatat Kosove-Serbi që e kanë sjellë Kosovën në një situatë kur të rinjët tanë e mendojnë si te vetmin opsion daljen jashtë vendit, për shkakë të shkallës së lartë të Nepotizmit që ka shkatërruar cdo frymë të demokracisë në vendin tonë.

Une nuk besoj se jam person aq i kualifikuar që mund të gjykoj ekipin e ri negociatorë të Republikës së Kosovës, por duke pasur parasysh backgroundin e tyre kam dyshimet e mia për disa antarë të ekipit negociatorë, sidoqoftë unë uroj që faza finale e dialogut te jetë e sinqertë dhe të mos ketë veprime që do të jenë në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.

Po e përmbyllë me një thënie të një ndër njohësve më të mëdhenjë të së Drejtës Ndërkombëtare, ish Sekretarit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës:

 “Nëse një analistë gabon ai do të gjyohet vetëm nga fuqia intelektuale e tijë, pra ka hapesirë për gabime.  Burrë-shtetasi duhet të veprojë mbi vlerësimet të cilat nuk do të gjykohen për momentin, por do të gjykohen historikisht se si ka arritur apo ka dështuar të marrë një vendim që do të siguronte paqe dhe siguri ne vend, pavarësisht situatës që ndodhet. Gjykimi do ti takoj brezave te rinjë.” - Henry Kissinger

Autori është student në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare


    Data: 11 Janar 2019 15:40
    Autori: Faton Azemi

    Të tjera