Shkup, fillon subvencionimi i biçikletave dhe trotinetëve elektrikë - Gazeta Express
string(66) "shkup-fillon-subvencionimi-i-bicikletave-dhe-trotineteve-elektrike"

Gazeta Express

01/06/2020 10:14

Shkup, fillon subvencionimi i biçikletave dhe trotinetëve elektrikë

Gazeta Express

01/06/2020 10:14

Qyteti i Shkupit sot do t’i publikojë thirrjet publike për ndarjen e subvencioneve për biçikleta dhe trotinetë elektrikë në vitin 2020.

Risi këtë vit, siç kumtuan autoritetet e qytetit, është që qytetarët do të mund të dorëzojnë llogari fiskale për biçikletën ose trotinetin e blerë nga 1 janari i këtij viti. Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal dhe 30 për qind nga vlera e trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal.

Lexo Edhe:

Thirrjet do të jenë të hapura deri më 30 nëntor të këtij viti ose deri në realizimin e mjeteve, ndërsa do të zbatohen sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari”. Një person mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për marrjen e subvencioneve për blerjen e një biçiklete, ndërsa e njëjta vlen edhe për subvencion për trotinet elektrik.

Aplikuesi, siç kumtoi Qyteti i Shkupit, duhet t’i plotësojë këto kushte: të jetë banor i Qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Çair, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Vodë, Saraj, Qendër dhe Shuto Orizarë), të mos ketë të shfrytëzuar subvencion për blerjen e biçikletës ose të mos të shfrytëzuar subvencion për blerjen e trotinetit elektrik nga Qyteti i Shkupit, biçikleta e re ose trotineti i ti të jetë i blerë ose e ka blerë në shtet nga 1 janari i këtij viti e deri në shterimin e buxhetit të dedikuar për thirrjen publike, por jo më vonë se 30 nëntori i këtij viti.

Është e nevojshme të dorëzohet edhe kërkesë dhe deklaratë për subvencion për blerjen e një trotineti elektrik, dëshmi për vendbanim në Qytetin e Shkupit, me dorëzimin e kopjes së letërnjoftimit të vlefshëm të aplikuesit, kopje nga llogaria bankare e aplikuesit, deklaratë se aplikuesi deri më tani nuk ka shfrytëzuar subvencion për blerjen e biçikletës nga Qyteti i Shkupit, deklaratë se aplikuesi deri më tani nuk ka shfrytëzuar subvencion për blerjen e trotinetit elektrik nga Qyteti i Shkupit.