Shkrumbohen dy makina në Sarandë - Gazeta Express
string(32) "shkrumbohen-dy-makina-ne-sarande"

Shkrumbohen dy makina në Sarandë

Shqiperi

Gazeta Express

05/02/2023 15:41

2 makina të parkuara janë shkrumbuar sot në Sarandë. Policia bën me dije se fillimisht ka marrë flakë njëra makinë e parkuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri është përhapur duke djegur dhe një makinë tjetër tip “Opel”.

“Rreth orës 13:50, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. Z, ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E. S, ,ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-thotë policia. /Gazeta Express

Lexo Edhe: