Shkrumb e hi: Të gjitha detajet që tregojnë se episodi i fundit i “Game of Thrones” ishte i pakuptimtë


Gazeta Express
22 Maj 2019 21:55

AJ Willingham, autore në CNN, ka shkruar një artikull interesant për fundin e serialit më të shikuar ndonjëherë, Game of Thrones. Në këtë shkrim, ajo kritikon shumë fundin e serialit, i cili sipas saj, ka tepër shumë mangësi që e bëjnë atë të pakuptimtë.

Përktheu për Express: Endrit Gashi

CNNDisa thonë se bota do të përfundojë në zjarr. Disa thonë në akull.

Dhe kështu, kënga e Akullit dhe Zjarrit (A Song of Ice and Fire) përfundoi siç thamë të gjithë: Në mbledhjet e zgjatura të këshillit dhe me një monarki zgjedhore. Urime të gjithë atyre që e quajtën mbret Bran-in e Game of Thrones. Definitivisht e merituat atë dhuratë të ‘Starbucks’.

Pasi e poqi gjithë qytetin e King’s Landing, Daenerys u fut në elementin e saj. E veshur si diktatore me rroba seksi të lëkurës, duke lulëzuar, dhe e ndezur, ajo dha një fjalim shqetësues para Red Keep-it të djegur.

Papritmas u zhduk e pafajshmja me sy të mëdhenj që qëndronte jashtë tempullit të shtëpisë së Illyrio Mopatis në Pentos gjithë ato vite më parë. Kjo grua është një MBRETËRESHË.

Në fakt, duket sikur ajo është person krejt tjetër! Papritmas, krejt tjetër! Nuk është çudi që Jon, Tyrion dhe pjesa tjetër e njerëzve janë aq të frikësuar nga ajo.

Në fakt, Jon nuk është aq i frikësuar sa do të duhej të ishte. Tyrion, i cili u hodh në burg nga Dany për lirimin e Jaime, provoi të bindte kokën kaçurrele të Jonit, duke i thënë: Dany është e keqe tani! Ajo poqi me qindra e mijëra njerëz! “Zjarr dhe Gjak” gjithnjë ka qenë një lloj thirrje fashiste, por këtë herë ajo e jetësoi atë në tokë.

Joni ka shumë fuqi, por kurrë nuk ka qenë shpata më e mprehtë në farkë, dhe atij i duhet shumë kohë e gjatë që të dalë nga logjika e tij “Por ajo është mbretëresha”. Ndërsa më në fund po mbledh atë që Tyrion po hedh, që të dy duket sikur kanë rritur një tjetër centimetër qime në mjekër.

Ndërkohë, Daenerys Stormborn e Shtëpisë Targaryen, e Para e Emrit të Saj, Mbretëresha e Andalit dhe Njerëzve të Parë, Mbrojtëse e Shtatë Mbretërive dhe gjithë këta tituj, hyn në dhomën e fronit dhe përmbush profecinë e tetë sezoneve, vizionin dhe misionin, duke e prekur, më në fund, karrigen me tehe.

As edhe ardhja e Jon Snowit shumë të dëshpëruar nuk mund ta errësojë  momentin e saj në diellin e mbuluar. Dany përpiqet ta bindë atë se gjenocidi është në të mirën e të gjithëve dhe se e vetmja perspektivë që ka rëndësi se çfarë është mirë është e asaj dhe, hej, njerëzit e King’s Landing ishin idiotë, megjithatë.

Për një moment të çuditshëm, duke sikur gjithçka do të funksionojë. Ata përqafohen. Puthen. Jon e ther me thikë në gjoks me një kamë dhe ajo vdes. PO, JON E THER NË GJOKS ME NJË KAMË DHE AJO VDES.

Kamat janë pjesë e vrasjeve të mëdha, apo jo? Daenerys dhe Mbreti i Natës kanë për çfarë të flasin në jetën e përtejme: “Kam pasur dragonj. Ti ke pasur shumë njerëz të vdekur për qëllimin tënd. Dhe KËSHTU u mbytëm?”.

Nëse keni menduar se jeni mërzitur nga fundi i çuditshëm i Danyt, e keni harruar Drogon, i cili çmendet dhe menjëherë i del përpara vrasësit të nënës së tij. Po bëj shaka! Ai thjeshtë e shkrin gjithë Fronin e Hekurt.

A e kuptoi ai, diku në trurin e tij të vogël të dragoit, se arsyeja kryesore e rënies së Daenerys ishte obsesioni i saj i palëkundur me Fronin e Hekurt dhe fuqia që ai përfaqësonte, prandaj faji për vdekjen e saj nuk bie mbi Jon Snow, por mbi arrogancën e saj dhe objektin që ushqeu atë? Sigurisht se jo, por është bukur të imagjinosh se dragonjtë kanë ndjenjë të drejtësisë poetike.

I goditur nga zemërimi dhe pasi kreu punë me njerëzimin, Drogon ngre trupin e vdekur të Daenerys dhe fluturon me të sikur të ishte një shkop i hollë i një gare me stafetë. U krye. S’ka më dragua. S’ka më luftë. Por janë edhe 50 minuta histori me vlerë për t’u treguar. “Game of Thrones” vdiq. Mirë se erdhët në “Lojën e Ndjeshme, të Karrigeve të Rregulluara me Kujdes”.

Pas vdekjes së Daenerys, ushtria Unsullied e mbyllin Jon me Tyrion dhe të gjithë enden përreth përderisa kokat e mbetura të shtëpive të mëdha teleportohen në Gropën e Dragoit (Dragon Pit) për një këshill të madh. Shikoni! Është Robin Arryn, i kthyer nga udhëtimi i tij në Pubertyos. Dhe Edmure Tully! Huh. Menduam se deri tani do të kishte vdekur.

Ajo që vijon më pas është një skenë me një takim përplot tension dhe dramë të një bordi. Të gjithë pajtohen që Westeros ka nevojë për një sundimtar, por si do ta zgjedhin atë? Jo, jo përmes demokracisë SAM! Si po ju duket një fjalim nga Tyrion – teknikisht ende i burgosur, meqë ra fjala – i cili i bindë të gjithë se Bran është kandidati më interesant dhe i denjë për të sunduar Shtatë Mbretëritë?

Sansa, duke e ditur vlerën e saj, del nga rrëmuja dhe e rivendos Veriun si një mbretëri të ndarë me bekimin e Mbretit Bran. Mbeten Gjashtë Mbretëri. Duke pasur parasysh apatinë e gjatë politike të Branit, gjashtë mbretëri ende janë më shumë se që ai dëshironte të sundonte ndonjëherë, gjithsesi. Në këtë frymë të detyrimit të tij, Bran e zgjedh Tyrion të jetë Dora e tij e Mbretit. E dini, si ndëshkim për, të gjitha herët tjera kur ai kishte këtë pozitë ishte i tmerrshëm në të.

Oh, po me Jonin çfarë ndodh? Ai duhet të kthehet tek Rojet e Natës (Night’s Watch), i cili ende ekziston nuk e di për çfarë arsye? Pse? Sepse Grey Worm dhe forcat e mbetura të Daenerys kërkojnë drejtësi për vdekjen e saj, dhe ata ishin në Veri. Në sytë e tyre ata në fakt janë duke e kthyer atë prapa në ferr.

Dhe kështu, Starkët shkojnë në rrugët e tyre të ndara dhe shumë të kënaqshme. Sansa bëhet Mbretëreshë në Veri. Arya lundron për të gjetur se çfarë ka në perëndim të Westeros. Jon bashkohet me Tormund, kthehet në tokën përtej murit dhe më në fund bëhet bashkë me ujkun GHOST! Me të vërtetë, përfundimi që donim.

Ndërkohë, ndërsa mbretërimi i Branit të Thyer agon, neve na jepet një pamje triumfuese e Tyrion i cili rregullon karriget për rreth 30 sekonda. Ai është shumë nervoz në takimin e parë të vogël të këshillit të kësaj epoke të re, dhe edhe ju do të ishit sikur Bronn do të ishte Mjeshtëri i Monedhave. Edhe Brienne është aty, si Shef i Rojeve të Mbretit, bashkë me Podrickun e freskët.

Sam duket sikur ka marrë disa kurse online në Citadel.edu, sepse në takim ai hyn si një Mjeshtër i Madh. Ai ia prezanton Tyrionit një libër në të cilin bëhet fjalë për Luftën e Pesë Mbretërve, të quajtur “Një Këngë e Akullit dhe Zjarrit”, më pas shikon drejt e në kamerë dhe shpejt e shpejt del nga korniza e saj. E kuptuat? Ky është emri i librave! Ndoshta froni i vërtetë ishin miqtë të cilët i bëmë përgjatë këtij seriali!

Ndërsa heronjtë tanë vendosin për ta shpëtuar kontinentin nga rrënimi, Starkët, Lannisterët dhe bota e Westerosit largohen përgjithmonë, me një fjali të fundit nga ky serial legjendar, që rrënon zemrat tona përgjithmonë:

“Një herë pata sjellë një budalla dhe një huall në një bordello”.

Pyetjet që do të na mundojnë përgjithmonë

Grey Worm dhe Unsullied ishin ende të freskët nga sulmi që kryen në King’s Landing dhe nuk e vranë menjëherë Jonin pasi ai vrau Daenerysin? Ishin të lodhur, apo çfarë?

Si e gjeti Tyrion Jaimen dhe Cersein, në atë që do të duhej të ishte një rrënojë e plotë e katakombeve? Kjo thjeshtë është e pamundur statistikisht. A po bie hi? Apo po bie edhe borë?

Takimi në Gropën e Dragoit, kush janë gjithë këta njerëz? A është ky djalë nga Dorne? Kush është ai afër Davosit? Mos mendoni që nuk e vërejtëm që, në minutat e fundit të episodit të fundit të një seriali të gjerë fantazi, regjisorët na sollën një skenë me personazhe që në fakt nuk i kemi parë kurrë më parë.

Pse Bran dhe Tyrion po e mbajnë takimin e tyre të vogël të këshillit në atë që duket sikur rrënojat e Red Keep? Kjo zonë është e paqëndrueshme strukturalisht! Mjeshtëri i Ndërtimit nuk do të jetë i lumtur për këtë. Ka edhe disa pyetje të tjera për të cilat nuk do të marrim kurrë përgjigje, si (merrni frymë thellë):

Pse ishte e rëndësishme që Jon ishte Targeryen nëse ai përfundoi aty ku filloi, pa emër dhe shpresë për familje? Pse kishte kaq shumë parashikime për shtatzëni sezonin e kaluar? Pse është kaq e rëndësishme që Jon dhe Egërsirat po kthehen në tokën përtej murit? A do ta mbajë Bran syrin e tij të tretë në Drogon, në stilin e një kamere që transmeton pamje të tij live, për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij?

Pse Bran ka nevojë për një Mjeshtër të Thashethemeve nëse di gjithçka? Pse Bran po pranon tituj dhe njohje në bazë të emrit të tij të lindjes, kur vazhdimisht e ka përsëritur gjatë gjithë serialit se “ai nuk është më Brani?”.

Mbretëria ishte thellë në borxhe ndaj Bankës së Braavosit, kur dhe si do ta paguajnë këtë borxh? A është ende dimër në King’s Landing? Pse Dany nuk e tha asnjë fjalë të fundit? Çfarë ndodhi me Dothrakët? Çfarë ndodhi me Priftëreshat e tjera të Kuqe? Çfarë ka në perëndim të Westerosit?

Fjalia më e mirë e episodit

“S’ka asgjë më të fuqishme në botë sesa një histori e mirë”. – Tyrion Lannister

(Do ta injorojmë faktin se Tyrion po fliste për Bran dhe jo për, të themi, Aryan e cila “Veshi fytyra të njerëzve, kreu vrasje të ndryshme për t’u hakmarrë dhe vrau një qenie të akullt” ose Sansan “E cila iku nga mbretëria ku po mbahej peng, burrin e saj abuziv ua hodhi qenve të tij dhe doli të ishte më e mençur sesa Littlefinger” dhe disa njerëz më interesant në atë takim).

Përfundimet e “kënaqshme”

  • Unsullied shkojnë në Naath për të mbrojtur popullin atje në kujtim të Missandei
  • Ser Pod!
  • Drogo ende gjallë, kështu që elementi i magjisë Targaryen do të ekzistojë në qiell
  • Jon duke u bërë bashkë me Ghost
  • Brienne duke e bërë përmbylljen e Jaime në Librin e Rojeve të Mbretit (aty ku një ditë do ta ketë faqen e saj)
  • Ushtarët e Sansas duke bërtitur “Mbretëresha e Veriut”, sepse kjo është diçka që ajo e meriton dhe kur është fjala për lojërat dhe fronin, ajo është fituesja e vetme

Numri i vdekjeve

1 Daenerys Targaryen +

1 karrige e parehatshme =

_______

1 vdekje. Por, e dini, është një vdekje shumë e rëndësishme.

Vëzhgime të hapura

Ajo pamje e Daenerys duke dalë për t’i përshëndetur ushtritë e saj me krahët e Drogonit që hapen prapa saj, u shpërnda miliona herë në Instagram.

Kur flasim për këtë pjesë, kishte shumë ushtarë të Unsullied dhe Dothraki, pavarësisht humbjeve katastrofike në Winterfell? A u rishfaqën? Apo gjymtyrët e tyre u rritën, si yll deti?

Episodi i fundit u titullua “Froni i Hekurt”, por një nga titujt e mundshëm do të ishte edhe “Pak kohë për Ujqërit”. Kjo do të ishte shumë e përshtatshme, pasi Starkët tani kontrollojnë ose kanë prezencë komanduese në çdo hapësirë të rëndësishme të Westerosit: Kurorën, mbretërinë në Veri, tokën përtej Murit dhe detin përtej Westerosit. Kjo në fakt është një dinasti.

Por megjithatë… ujku vetmitar vdes, por tufa mbijeton. Ndoshta në shpirt ata do të jenë gjithmonë një tufë. /Express

Te fundit


Kthehu lart