Por, është e pasaktë të përmenden gjykatat e shteteve të ish-Jugosllavisë, si gjykata që e kanë misionin e njëjtë si Gjykata Speciale. Në Kroaci, Bosnje dhe Serbi, gjykohen krimet e pretenduara të të gjitha etnive.
Gjykata Speciale është krijuar për shkak të dështimit të sistemit tanë të drejtësisë, është sentenca që po e dëgjojmë këto ditë.
Si argument për këtë, po merret fakti që Kroacia, Bosnja dhe Serbia i kanë krijuar gjykata e veta me kohë, për t’i gjykuar krimet e veta.
Nuk është ashtu!
Fakt është se sistemi i ynë i drejtësisë ka mangësi të mëdha.
Por, është e pasaktë të përmenden gjykatat e shteteve të ish-Jugosllavisë, si gjykata që e kanë misionin e njëjtë si Gjykata Speciale.
Në Kroaci, Bosnje dhe Serbi, gjykohen krimet e pretenduara të të gjitha etnive.
Nuk janë gjykata me mision monoetnik.
Madje, gjykimet për krimet e luftës në Serbi, janë farsē
Në rastin e Kosovës, hetohen dhe gjykohen vetëm krimet e pretenduara të shqiptarëve.
Kjo është dallimi.
Gjykata Speciale në Kosovë është ndërtuar mbi premisa diskriminuese.
2.
Sa i përket dështimit të sistemit tanë të drejtësisë, edhe këtu ka vend për debat.
Prej vitit 1999 fjalën kryesore në drejtësi e ka pasur UNMIK-u rreth 10 vite, e pastaj edhe EULEX-i.
Nëse flasim për dështim të sistemit të drejtësisë, atëherë së pari duhet ta drejtojmë gishtin nga këto dy struktura.
Natyrisht, kjo nuk e minimizon përgjegjësinë e faktorit vendor.
Por, nëse e përcjellim logjikën e dështimit, Gjykata Speciale qenka krijuar për shkak të dështimit të bashkësisë ndërkombëtare, në rend të parë.
E këtë dështim e paguan Kosova.
3.
Në gjykata në Kosovë, sipas Fondit për të drejtën humanitare, nga të gjitha aktakuzat e ngritura për krime lufte prej vitit 1999 deri në 2018, 34 shqiptar dhe 4 serb janë dënuar.
34 me 4.
Siç po shihet, në Kosovë ka shumë më tepër shqiptar të dënuar për krime lufte, se sa serb.
Prandaj, ku është logjika e krijimit të një gjykate që merret ekskluzivisht me krimet e pretenduar të shqiptarëve?
Botërisht dihet për masakrat, vrasjet dhe dhunimet që i kanë kryer forcat serbe në Kosovë.
3.
Gjykatën Speciale e kanë krijuar si e kanë krijuar, dhe do ta përfundojnë kur vet të duan. Nuk po na pyesin
Fati i jonë është se deri me tani, asnjëherë nuk jemi zhgënjyer me miqtë tanë ndërkombëtar.
Prandaj, edhe duhet t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare.
Në fakt, nuk kemi opsion tjetër.