Shkreta tha se iu vodhën 50 mijë euro, flasin nga Prokuroria - Gazeta Express
string(59) "shkreta-tha-se-iu-vodhen-50-mije-euro-flasin-nga-prokuroria"

Gazeta Express

25/06/2022 23:20

Me i fundit

Shkreta tha se iu vodhën 50 mijë euro, flasin nga Prokuroria

Gazeta Express

25/06/2022 23:20

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50 mijë eurove në shtëpinë e deputetit të Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë u shpreh se ndaj rastit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale.

Lexo Edhe:

“Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale” tha ajo për Insajderin.