Shkon në mbi 30 mijë numri global i të vdekurve nga koronavirusi - Gazeta Express
string(64) "shkon-ne-mbi-30-mije-numri-global-i-te-vdekurve-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

29/03/2020 7:29

Shkon në mbi 30 mijë numri global i të vdekurve nga koronavirusi

Gazeta Express

29/03/2020 7:29

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i viktimave të koronavirusit në mbarë botën ka shkuar në 30 mijë e 848 persona, ndërsa numri i të infektuarve në rreth 665 mijë.

Për fat të mirë, të dhënat e këtij universiteti gjithashtu tregojnë se më shumë se 140 mijë të infektuar në mbarë botën tashmë janë shëruar nga sëmundja e re, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shteti me më së shumti viktimave në botë mbetet bindshëm Italia me 10 mijë e 23 të vdekur, mbi katër mijë më shumë se Spanja që ndodhet në vendin e dytë me 5 mijë e 982 viktima. Në vendin e tretë ndodhet Kina me 3 mijë e 182 të vdekur.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e parë në botë sa i përket shifrës së të infektuarve me mbi 124 mijë të prekur. Në vendin e dytë është Italia me mbi 92 mijë, ndërsa në të tretin Kina me rreth 82 mijë persona të infektuar.

Sa i përket personave të shëruar, Kina është në vendin e parë me mbi 75 mijë raste, më pas vjen Italia me mbi 12 mijë e 300 dhe e treta është Spanja me mbi 12 mijë e 200 persona të shëruar.

Në mesin e shteteve që kanë shumë raste të viktimave dhe të të infektuarve janë edhe Irani, Franca, Zvicra dhe Gjermania. Kjo e fundit i ka mbi 57 mijë të infektuar, por vetëm 433 të vdekur.