Shkon në mbi 10 mijë numri i vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani - Gazeta Express
string(51) "shkon-ne-mbi-10-mije-numri-i-vdekjeve-nga-covid-191"

Shkon në mbi 10 mijë numri i vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani

Gazeta Express

24/10/2020 19:31

Gjermania ka tejkaluar numrin e 10,000 vdekje nga COVID-19 dhe ka regjistruar një rritje të infeksioneve. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Hemisfera Veriore është në një “pikë kritike” në pandemi.

Gjermania është bërë vendi i gjashtë evropian që kalon shifrën e zymtë të 10,000 vdekjeve COVID-19. Vendi, i cili shmangu shpërthimin më të rëndë të valës së parë të virusit në fillim të këtij viti, regjistroi gjithashtu gati 15,000 infeksione të reja, shkruan DW, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar kohë të vështira për vendet në Hemisferën Veriore.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende gjenden në një ritëm të rrezikshëm”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në një konferencë shtypi të premten, duke shtuar se rajoni ishte në një “pikë kritike”.

Ai bëri thirrje për veprim të menjëhershëm, duke paralajmëruar “një rritje eksponenciale të rasteve” në shumë kombe.

Maria Van Kerkhove, shefja teknike e OBSH-së për koronavirusin, tha se organizata regjistroi rreth 445,000 raste të reja në 24 orët e fundit, gati gjysma e tyre në Evropë.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 14,714 në 418,005, njoftoi RKI. Ky është numri më i lartë i infeksioneve të reja ditore në vend.

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje njerëzve në Gjermani përsëri të qëndrojnë në shtëpi dhe të zvogëlojnë shoqërimin me të tjerët sa më shumë që të jetë e mundur. /Gazeta Express/