Shkon në 23 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri - Gazeta Express
string(57) "shkon-ne-23-numri-i-vdekjeve-nga-koronavirusi-ne-shqiperi"

Gazeta Express

09/04/2020 18:24

Shkon në 23 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri

Gazeta Express

09/04/2020 18:24

Pasditen e sotme një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19.

E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Lexo Edhe:

72 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.