Shkon në 16 numri i viktimave nga dy tërmetet në Filipine


Gazeta Express
24 Prill 2019 17:42

Autoritetet filipinase kanë njoftuar se së paku 16 njerëz kanë vdekur pasi Filipinet u goditën nga dy tërmete. Përndryshe, 81 njerëz janë lënduar dhe 14 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Tërmeti i parë, me 6.1 shkallë të Rihterit, e goditi ishullin e Luzonit të hënën. Ndërkaq, të martën pasdite vendi u godit nga një tërmet tjetër me 6.3 shkallë të Rihterit në ishullin e Samarit, i cili ndodhet në pjesën qendrore të Filipineve.

Rreth 29 ndërtesa janë dëmtuar nga tërmeti, ndërsa disa zona të Samarit Lindor kanë mbetur pa rrymë elektrike. Lajmin e bëri të ditur Zyra për Mbrojtje Civile.

Disa vdekje ndodhën kur ndërtesa e një qendre tregtare u shemb, me ç’rast u ngujuan dhjetëra persona. Përndryshe, dhjetëra njerëz janë shpëtuar dhe janë nxjerrë nga rrënojat.

Kryetari i Aeroportit Ndërkombëtar “Clark”, Jaime Melo, tha se shtatë njerëz u lënduan pasi një pjesë e tavanit të aeroportit u shemb nga tërmeti. Ky aeroport pritet ta vazhdojë punën të mërkurën, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart