Seancë e rregullt qeveritare, në rend dite pika nga transporti, sfera financiare dhe ekonomike - Gazeta Express
string(92) "seance-e-rregullt-qeveritare-ne-rend-dite-pika-nga-transporti-sfera-financiare-dhe-ekonomike"

Gazeta Express

25/02/2020 10:52

Seancë e rregullt qeveritare, në rend dite pika nga transporti, sfera financiare dhe ekonomike

Gazeta Express

25/02/2020 10:52

Qeveria sot do ta mbajë seancën e rregullt të 11-të në rend dite të së cilës janë Informacioni për rrjedhën e negociatave për anëtarësim drejtë Marrëveshjes së Organizatës Botërore të Tregtare për Furnizime Publike, si dhe Informacioni për përgatitje të takimit të 16-të të Nënkomitetit të Transportit, Mjedisit Jetësor, Energjetikës dhe Zhvillimit Rajonal BE dhe Republika e Maqedonisë së Veriut që do të mbahet më 17 mars 2020 në Bruksel, përcjell GazetaExpress nga Medial.

Në seancë do të shqyrtohet edhe raporti gjysmëvjeçar për realizimin e linjës kredituese për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me veprimtari nga sfera e bujqësisë të cilën e realizon Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut.

Lexo Edhe:

Me propozim të Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë, para Qeverisë do të jetë edhe Raporti për realizim të Programit për mbështetje të sipërmarrësisë, konkurrencës dhe inovacionit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vitin 2019.

Seanca e 11-të e rregullt e Qeverisë është paraparë që të fillojë në orën 12:00./GazetaExpress/B.Lika/