Ka shkuar në 132 numri i të vdekurve nga koronavirusi të mërkurën. Përpos të vdekurve, janë shënuar edhe rreth 1500 raste të reja të infektimeve. Ndërkaq Japonia i ka evakuuar qytetarët e vet nga Wuhani.
Disa shtete po përpiqen t’i evakuojnë sa më shpejt shtetasit e vet nga epiqendra e virusit. Një zyrtar amerikan tha se një aeroplan i ka marrë dhjetëra qytetarë amerikanë, por nuk dihet kush ka qenë në të.
Zyrtarët amerikanë thanë se Shtëpia e Bardhë po e shqyrton mundësinë për anulimin e fluturimeve drejt Kinës si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan “Reuters”, trasmeton Gazeta Express.
Frika nga përhapja e mëtejme e këtij virusi ka bërë kompanitë e fluturimeve nga mbarë bota t’i pakësojnë fluturimet drejt Kinës, ndërsa disa sektorë të tregtisë janë goditur nga shqetësimi për rritjen globale të ekonomisë.
Ndonëse disa ekspertë besojnë se virusi i ri nuk do të jetë aq vdekjeprurës sa virusi SARS, koronavirusi ka shkaktuar alarm, sepse është duke u përhapur shpejt dhe ende nuk dihen të gjitha karakteristikat e tij në mënyrë që të merren masat e nevojshme.
Japonia i largoi nga Wuhani 206 persona, ndërsa autoritetet e këtij vendi kanë planifikuar edhe fluturime të tjera.
Virusi tashmë ka arritur edhe në Evropë, më saktësisht në Francë dhe në Gjermani.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...