Një tjetër person është konfirmuar me koronavirus në Elbasan, duke e cuar në 11 numrin e të infektuarve.
Nga 12 tampone të marrë gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar pozitiv vetëm një. Rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar, pronari i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit.
Ky person mendohet se ka infektuar edhe një person tjetër, i cili u konfirmua si personi i 10 mbartës i Covid-19.
46 vjecari ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.