Shkon në 100 numri i të vrarëve në protestën e Sudanit


Gazeta Express
5 Qershor 2019 14:45

Aktivistët e opozitës në Sudan kanë thënë se 100 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë së këtij shteti gjatë përleshjeve që janë zhvilluar në kryeqytetin e vendit, Khartoum.

Mjekët që bashkëpunojnë me opozitën thanë se 40 trupa të njerëzve janë nxjerrë nga lumi. Raportohet se civilët po sulmohen nga një grup i frikshëm paramilitar. Këshilli Ushtarak Kalimtar, i cili është aktualisht në pushtet, është zotuar se do të zhvillojë hetime për këto vrasje.

Banorët e Khartoumit i thanë BBC-së se janë duke jetuar në frikë pasi anëtarët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë i kanë pushtuar rrugët. Kjo njësi paramilitare, e cila më parë është njohur me emrin Milicia Janjaweed,  u bë e njohur në konfliktin e Darfurit në Sudanin perëndimor më 2003.

“Dyzet trupave të martirëve tanë u nxorën nga Nili dje”, thuhet në deklaratën e Komisionit Qendror të Mjekëve Sudanez, e cila u publikua në rrjetin social, Facebook.

Një zyrtar i këtij grupi i tha BBC-së se ata i kanë parë trupat nëpër spitale dhe se shifra e të vdekurve tashmë ka shkuar në 100.

Një ish-zyrtar i sigurisë tha se disa prej personave të hedhur në lumin Nil ishin rrahur, ishin qëlluar për vdekje, ose ishin prerë me shpata të gjata, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart