Shkolla e Kosovës, në të cilën mësohet edhe me planprogram të Serbisë


Valon Rashiti
22 Maj 2019 20:07

Në shkollën shqipe “Daut Bogujevci”, mësojnë edhe nxënësit serbë me planprogram të Serbisë 

Emri dhe stema tregojnë se është institucion arsimor i Republikës së Kosovës. Por brenda kësaj shkolle në Fushë Kosovë, qëndron edhe stema e Serbisë.

Kështu në shkollën fillore “Daut Bogujevci” nxënësit serb dhe romë po vazhdojnë të mësojnë me plan program të Serbisë.

NJË SHKOLLË, DY PLANPROGRAME!

Këtë e pohon edhe drejtori i kësaj shkolle Sabri Gjigolli i cili thotë se për këtë janë të njoftuar edhe Ministria e Arsimit.

Katin e parë të shkollës e shfrytëzojnë komplet nxënësit që mësojnë serbisht dhe se kjo po u shkakton tollovi.

Drejtori serb i shkollës paralele nuk ka pranuar të flas.

Por se mësojnë me program paralel serb dhe marrin paga nga shteti i Serbisë e pranon edhe mësuesja serbe Branga Ulazevic.

Ndërkohë drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani thekson se profesorët e shkollës nuk kanë pranuar të punojnë me sistem të Kosovës, ani se për këtë kishte biseduar disa herë me ta.

Për këtë temë T7 u ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Arsimit, por nga ky institucion nuk u janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Te fundit


Kthehu lart