Shkoi për të peshkuar, i moshuari në Kuçovë gjendet i pajetë nga familjarët (EMRI) - Gazeta Express
string(79) "shkoi-per-te-peshkuar-i-moshuari-ne-kucove-gjendet-i-pajete-nga-familjaret-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 19:56

Shkoi për të peshkuar, i moshuari në Kuçovë gjendet i pajetë nga familjarët (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2023 19:56

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur i vdekur në një arë në këtë fshat. Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar më pas policinë.

Sipas BalkanWeb pas gjetjes, trupi është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim.

Lexo Edhe:

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore, burime zyrtare të policisë konfirmojnë se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.