Shkoi për pushime në Greqi, por i ndodhi e papritura që ditën e parë


Gazeta Express
28 Maj 2019 8:13

Një shtetas amerikan që kishte shkruar për pushime në ishullin grek të Mykonos në Detin Egje është përballur me një surprizë aspak të këndshme.

Francisco Tajeda nga Brooklyn ka qenë për të pushuar në ishullin popullor grek të Mykonos.

Por që ditën e parë në këtë ishull ai përjetoi një tronditje kur vendosi të hajë në restorantin lokal ‘’DK Oyster’’, që ndodhej menjëherë pranë plazhit.

Ai ka treguar se kishte porositur një drekë të zakonshme, por thotë se ka paguar shumë për të.

Turisti ka thënë se ka paguar 836 euro. Pasi i ka shkuar kjo faturë kaq e kripur ai në tërbim e sipër e ka postuar atë në faqen e internetit të Tripadvisor, duke u ankuar për faturën e kripur.

Më pas ka reaguar pronari i restorantit. Ai ka thënë:

“Nëse nuk mund të përballosh ushqimin tonë, atëherë mos eja. Gjeni një vend më të lirë.’’

Te fundit


Kthehu lart