Shkodran Mustafi e gëzon Arsenalin - Gazeta Express
string(34) "shkodran-mustafi-e-gezon-arsenalin"

Gazeta Express

28/01/2020 20:29

Shkodran Mustafi e gëzon Arsenalin

Gazeta Express

28/01/2020 20:29

Arsenali ka marrë një lajm shumë pozitiv, sepse mësoi të martën se lëndimi i qendërmbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi nuk është aq serioz saqë mendohej fillimisht.

Mustafi u detyrua ta braktisë fushën në barelë në fitoren e Arsenalit 2:1 ndaj Bournemouth në rundin e katërt të FA Cup të hënën, pas një përplasjeje me Emiliano Martinezin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shkodran Mustafi duke u vendosur në barelë pas lëndimit ndaj Bournemouth të hënën

Kjo bëri që Arsenali të mendojë për t’i nisur kërkimet për një mbrojtës të ri në tregun e transferimeve, po ashtu duke qenë se tashmë i ka të lënduar tre mbrojtës të tjerë, Calum Chambers, Sead Kolasinac dhe Kieran Tierney.

Trajneri Mikel Arteta tha pas takimit të së hënës se drejtuesit e klubit do ta kërkonin një mbrojtës të ri për shkak të druajtjeve për shkallen e dëmtimit të Mustafit.

Megjithatë, Arsenali tani ka mësuar se 27-vjeçari nuk do të mungojë gjatë, sepse analizat mjekësore kanë treguar se ai vetëm e ka ndrydhur nyjën e këmbës. /Gazeta Express/