Shkodra pa kryetar bashkie, Prefekti i shkruan Metën


Gazeta Express
22 Gusht 2019 21:19

Një javë pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Shkodrës, Prefekti i Qarkut, Çesk Millja, ka informuar kreun e Shtetit Ilir Meta përmes një shkrese zyrtare.

Në letër, Millja vë në dijeni metën për konstituimin e Këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht mes tensioneve të shumta, ku nuk munguan edhe përplasjet e protestuesve të opozitës me forcat e policisë.

Prefekti i qarkut të Shkodrës sqaron mes të tjerash Presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve nga Partia Demokratike, sipas të cilave rezultonte i dënuar për trafik droge në Itali.

Në letrën dërguar Metës, Prefekti thotë se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër dhe zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant.

Te fundit


Kthehu lart