Shkodra kthehet në “vatrën” e nxehtë të koronavirusit, priten analizat për 17 raste të dyshuara - Gazeta Express
string(92) "shkodra-kthehet-ne-vatren-e-nxehte-te-koronavirusit-priten-analizat-per-17-raste-te-dyshuara"

Shkodra kthehet në “vatrën” e nxehtë të koronavirusit, priten analizat për 17 raste të dyshuara

Gazeta Express

04/04/2020 19:19

Gjatë ditës sotme ka vijuar hetimi epidemiologjik në dy vatrat e reja të lagjeve Dobraç dhe Kiras të Bashkisë Shkodër.

Janë marrë edhe 12 tampona të tjerë për këto dy familje, ndërkohë nga numri i emergjencës 127 janë njoftuar edhe për 3 raste të dyshuar për Covid -19, pacientë të moshave 80, 48, 25 vjeç, me klinikë të shfaqur pa histori udhëtimi.

Lexo Edhe:

Monstrat janë dërguar në ISHP, se bashku me 2 mostra të tjera të dërguara nga SR sot në mëngjes, gjithsejt janë 17 mostra për të cilët pritet përgjigje, raporton Ora.

Monstra e pjesëtarit të komunitetit rom që është dërguar mbrëme në ISHP në Tiranë, ka dalë negativ.

Ndërkohë në Malësi të Madhe është marrë mostra e një personi nga Koplik i Sipërm që kishte kontak me dy familjet dalë pozitiv në Shkodër dhe është dërguar në ISHP Tiranë, ndërsa  personat e tjerë të familjes nuk kishin shenja klinike të dyshuara, por janë vënë në karantinim.

Nga ISHSH, jane inspektuar dhe monitoruar rreth 62 subjekte, prej te cilave 32 subjekte kryenin sherbime, per te cikat nuk u moren masa administrative, dhe 27 subjekte u konstatuan te mbyllura.