Në një eksperiment tepër të pazakontë, gjyqtarëve u kërkua të nuhasnin gazrat e personave të tjerë për të vlerësuar nëse ato të burrave apo grave kishin erë më të rëndë, raporton New York Post.
Njeriu lëshon gaz mesatarisht deri në 23 herë në ditë, por jo të gjitha “fryrjet” janë të njëjta.
Si u krye studimi
Studimi përfshiu 16 të rritur të shëndetshëm të cilët konsumuan pinto beans dhe laksativë, ndërsa gazrat e tyre u mblodhën përmes një sistemi të posaçëm të quajtur flatus collection system.
Më pas, gazrat e mbledhur u analizuan me spektrometri masash kromatografike, por edhe iu nënshtruan një testi klasik “me hundë”, ku vlerësuesit – pa e ditur çfarë po nuhasnin – i renditën aromat nga 0 deri në 8 (8 = “tepër fyese”).
Çfarë zbuloi eksperimenti?
Fajtori kryesor i erës së rëndë rezultoi të jenë përbërjet që përmbajnë sulfur, veçanërisht hidrogjeni sulfurik (H₂S) – kimikati i njohur për erën tipike të “vezës së kalbur”.
Rezultatet treguan se:
Burrat prodhonin sasi më të mëdha gazi,
Por gazrat e grave kishin përqendrim dukshëm më të lartë të hidrogjen sulfurikut, duke i bërë aromat e tyre më të forta dhe më intensive.
Ky studim, i udhëhequr nga gastroenterologu Dr. Michael Levitt në fund të viteve ’90, kishte pasoja më serioze sesa sugjeronte natyra e tij komike.
Hidrogjeni sulfurik: më shumë sesa një aromë e keqe
H₂S nuk është vetëm burim i erës së pakëndshme. Në sasi të vogla ai luan rol:
si molekulë sinjalizuese në trup,
nivelet e së cilës bien me moshën,
dhe janë edhe më të ulëta tek personat me Alzheimer.
Në vitin 2021, shkencëtarët e Johns Hopkins testuan një substancë që lëshon H₂S tek minj të modifikuar për të zhvilluar shenja të ngjashme me Alzheimer-in. Pas 12 javësh, minjtë që morën trajtimin rezultuan më të mirë në testet e memories dhe lëvizjes.
Nga vjen aroma e keqe?
Faktori kryesor është kombinimi i këtyre elementeve:
Dieta: Vezët, brokoli, lakra, qepët, hudhra dhe ushqimet e pasura me proteina rrisin përbërjet e squfurit.
Mikrobioma e zorrëve: Bakteret në aparatin tretës ndikojnë në llojin dhe sasinë e gazit që prodhohet.
Shëndeti dhe zakonet: Intoleranca ndaj laktozës, kapsllëku dhe disa ilaçe ose suplemente (si aminoacidet me sulfur) mund të forcojnë aromën.
Meshkujt vs. femrat: jo vetëm biologji, por edhe sjellje
Në një studim tjetër mbi qëndrimet shoqërore, u zbulua se:
Meshkujt shqetësohen më pak nëse të tjerët ndjejnë aromën e gazrave të tyre,
Ndërsa femrat janë dukshëm më të vetëdijshme dhe më të sikletshme në situata të tilla. /GazetaExpress/