Shkencëtarët kalojnë çdo parashikim: Janë gati ta zbulojnë metodën për largimin e kujtimeve të këqija


Gazeta Express
25 Mars 2019 8:47

Kujtimet jo të mira, ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës, pasi që mund të bëhen shkak i zhvillimit të traumave dhe ankthit në jetën e një personi.

Kjo është arsyeja që shkencëtarët janë mobilizuar të zhvillojnë metoda se si t’i dobësojnë këto kujtime, në mënyrë që të kenë sa më pak influencë në zhvillimin e jetës së njeriut. Ekspozimi ndaj disa situatave negative në jetë, shkakton një numër të madh të problemeve mentale dhe emocionale duke përfshirë stresin post-traumatik, çrregullime të ankthit, fobi dhe çrregullime të tjera.

Disa nga mënyrat me të cilat trajtohen këta persona, janë me anë të terapisë së sjelljes, si dhe disa psikoterapive të tjera.

Në studimin e ri të bërë nga autorja Ana Valejo, i cili u publikua në revistën Science Advanced, hulumtuesit thanë se një nga mënyrat më efektive për të trajtuar këto çrregullime traumatike është që të zvogëlohet numri i faktorëve patologjikë që ndikojnë në shkaktimin e tyre.

“Emocionet janë shumë labile dhe të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm”, tha autorja e këtij studimi. Studimet e mëhershme janë bërë me modele të kafshëve, kurse në këtë hulumtim autorët vendosën të përdorin njerëzit që të zhvillojnë teknika të suksesshme.

Në këtë hulumtim morën pjesë 50 persona, pa asnjë problem shëndetësor. Pastaj atyre iu treguan disa pamje jo të mira të cilat sjellin emocione negative. Pas një jave studiuesit i thirrën prapë këta pjesëmarrës duke ia treguar ato pamje për herë të dytë. Në momentin kur pjesëmarrësit filluan të rikthejnë emocionet negative për herë të dytë, shkencëtarët e përdorën propofolin- një substancë që e përdorin për anestezion, dhe e cila njihet për vetitë e tij për manipulim të memories.

Hulumtuesit panë se 24 orë pas aplikimit të propofolit, me sukses ia kanë arritur të pengojnë kujtimet e këqija. Duke i parë këto rezultate, hulumtuesit besojnë se ata janë të aftë, që në të ardhmen do të arrijnë të krijojnë një metodë jo-invazive për të manipuluar me kujtimet  e këqija dhe të zvogëlojnë impaktin psikologjik që këto kujtime mund të kenë në jetën e një personi. /GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart