Shkencëtarët amerikanë shpikin unazën që ngrohtësinë e trupit e shndërron në energji - Gazeta Express
string(84) "shkencetaret-amerikane-shpikin-unazen-qe-ngrohtesine-e-trupit-e-shnderron-ne-energji"

Shkencëtarët amerikanë shpikin unazën që ngrohtësinë e trupit e shndërron në energji

Lajme

Gazeta Express

13/02/2021 10:12

Një pajisje e re teknologjike duket se është krijuar nga frymëzimi prej filmit “The Matrix”. Ajo e shndërron ngrohtësinë e trupit të njeriut në energji, duke e bërë trupin një lloj baterie biologjike.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Lexo Edhe:

Pajisja e vogël mund të vendoset në gisht si unazë dhe e shfrytëzon ngrohtësinë natyrale për ta shndërruar në energji temperaturën e brendshme të trupit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët e Universitetit të Kolorados po arrijnë që të prodhojnë rreth një volt energji për secilin centimetër katror të pajisjes së ngjitur në lëkurë.

Ekipi i hulumtuesve po vlerëson se kjo teknologji mund të përdoret për prodhimin e një pajisjeje në formën e një byzylyku sportiv për të prodhuar rreth pesë voltë rrymë dhe për ta mundësuar mbushjen e pajisjeve tjera që vendosen në trup.

Ndërtimi i pajisjes që e shndërron ngrohtësinë e trupit në energji

Profesori Jianliang Xiao, që është një ndër autorët e këtij zbulimi inovativ, tha: “Kurdo që përdorni bateri, ju jeni duke e zbrazur atë dhe në fund do të keni nevojë që ta ndërroni. Gjëja e bukur rreth pajisjes sonë termoelektrike është që mund ta vendosni në trup dhe ju ofron energji konstante.”

“Po mundohemi që pajisjen ta bëjmë sa më të lirë që është e mundshme dhe njëkohësisht të ketë sa më pak ndikim (negativ) në mjedis”, shtoi ai.

Pajisja e re është e ndërtuar nga një material që lakohet dhe bazën e ka të prodhuar me poliminë. Shkencëtarët thonë se mund ta rrisin sipërfaqen e saj në mënyrë që të shtohet edhe sasia e energjisë që grumbullohet nga trupi përmes saj.