Shkenca zbulon se “ringjallja” është e vërtetë?


load
Gazeta Express
26 Gusht 2019 9:45

Përderisa shumë shkencëtarë mundohen ta përkufizojnë nocionin rimishërim si mit, ka shumë ekspertë kredibil që besojnë se ky është një fenomen gjenial.

Rimishërimi (riinkarnimi) është përgjithësisht një koncept fetar që nënkupton se pas vdekjes, shpirti i tyre, mendja ose vetëdija, transferohet tek një i porsalindur.

Kjo tingëllon si diçka në një film fantazi, por disa shkencëtarë besojnë se ky është një koncept i realizueshëm.

Dr. Ian Stevenson, ish profesor i psikiatrisë në Universitetin e Mjekësisë në Virginia, shumicën e karrierës së tij e kaloi duke tentuar të gjente dëshmi të rimishërimit, deri kur vdiq më 2007, transmeton Gazeta Express.

Në një studim të titulluar “Nishanet dhe Defektet e Lindjes që Korrespondojnë me Plagët e Personave të Vdekur”, Dr. Stevenson përdori njohjen e fytyrës për të analizuar ngjashmëritë mes bartësit dhe rimishëruesit të pretenduar, përderisa analizoi shenjat e lindjes.

Në studimin e tij ai shkroi: “Rreth 35% e fëmijëve që thonë se mbajnë mend jetën e tyre të kaluar kanë shenja të lindjes ose defekte që i atribuohen plagëve të personit, jetën e të cilit fëmija e mban mend”.

Rastet e 210 fëmijëve të tillë janë hulumtuar. “Shenjat e lindjes ishin zakonisht zona pa qime, lëkurë e rrudhosur, me pak ose aspak pigmentim. Defektet e lindjes ishin gjithmonë lloje të rralla”.

Prej 43 nga 49 rastet e hulumtuara, u konfirmua lidhja mes plagëve dhe shenjave të lindjes (ose defekteve). Në një studim të ndarë, Dr. Stevenson intervistoi tre fëmijë të cilët pretendonin se mbajnë mend jetët e tyre të mëparshme, transmeton Gazeta Express.

Këta tre fëmijë thoshin se kishin kujtime të momenteve që ata nuk i kishin përjetuar, dhe përmes verifikimit, ai gjeti se 92% e këtyre deklaratave ishin të sakta.

Në artikullin e publikuar në Scientific Exploration, Dr. Stevenson shkroi: “Ishte e mundur që në secilin rast të gjeje një familje që kishte humbur një anëtar, jeta e të cilit përputhej me deklaratat e subjektit”.

“Deklaratat e subjektit, të marra si grup, ishin mjaftueshëm specifike sa për të dëshmuar se nuk korrespondonin me jetën e dikujt tjetër (ndonjë personi aktualisht të gjallë)”.

Te fundit


Kthehu lart