Shkenca: Harresa është shenjë e inteligjencës së lartë - Gazeta Express
string(53) "shkenca-harresa-eshte-shenje-e-inteligjences-se-larte"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 13:18

Shkenca: Harresa është shenjë e inteligjencës së lartë

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 13:18

Të harruarit, shpeshherë, është lidhur me mungesë inteligjencën, sipas praktikës së përditshme.

Megjithatë një studim i kryer nga Universiteti i Torontos pretendon të kundërtën. Sipas tyre, memoria e fortë është një aset i mbivlerësuar, derisa harresa mund të jetë një përfitim inteligjence, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

“Është e rëndësishme për trurin që të harrojë informacione jo-relevante dhe, në vend të kësaj, të fokusohet në vendime të rëndësishme”, potencoi profesori Blake Richland, kryesuesi i hulumtimit.

Profesori Richards dhe Paul Frankland propozuan që memorja të shfrytëzohet për të optimizuar vendimmarrjen duke ruajtur informacione të vlefshme dhe duke lënë gjërat e tjera të parëndësishme të kalojnë në harresë.

Ata thonë se ky aspekt i harresës është ndoshta një ndihmë për ne më shumë se një pengesë.