Shkëlzen Shala, aktivisti i cili beson se çdokush duhet të jetë vegan - Gazeta Express
string(71) "shkelzen-shala-aktivisti-i-cili-beson-se-cdokush-duhet-te-jete-vegan-ge"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2021 14:10

Shkëlzen Shala, aktivisti i cili beson se çdokush duhet të jetë vegan

Lajme

Gazeta Express

15/05/2021 14:10

Shkëlzen Shala ka lindur në Prishtinë, më 22 prill 1983. Ai ka studiuar skenografinë dhe ekonominë në Universitetin e Prishtinës dhe gjithashtu ka mbaruar shkollën e lartë të hotelierisë në Prishtinë. Shala njihet si një nga gastronomët më të njohur në Prishtinë dhe është bërë figurë me rëndësi e veganizmit në Kosovë.

I motivuar nga disa dokumentarë, si What the Health dhe Game Changers e poashtu nga leximi i disa librave se cka duhet të konsumoj njeriu, Shala gradualisht filloi të kalonte në veganizëm, në praktikën e të ushqyerit pa produkte shtazore. Në Qershor të vitit 2018 ai mori pjesë në garën Spartan në Firencë, garë e cila kërkon nivel të lartë të energjisë. Shala nuk pati asnjë problem për të përfunduar atë edhe pse ishte i ushqyer vetëm me ushqime vegane. Ai filloi të avokojë për benefitet e veganizmit, duke bërë paraqitje në radiotelevizionet prominente në Kosovë si RTK dhe Kohavision. Në vitin 2020 ai hapi restaurantin e parë vegan në Kosovë, Soul Bar, Vegan & More.

Lexo Edhe:

Shala beson se çdokush duhet të jetë vegan, për shkak se ajo është forma më e mirë dhe e shëndetshme e të ushqyerit. Ushqimet vegane që ai konsumon janë të shumta, por më së shpeshti ai konsumon fruta, tërshërë, arra, fara të ndryshme, legume, fruta mali dhe qumësht bimor. Sipas Shalës, personat veganë bëjnë gjumë më të mirë, zgjohen dhe ndihen më të pushueshëm, janë më energjikë, dhe trupin e kanë më në formë. Ai mendon se të rinjtë janë shumë më të hapur ndaj veganizmit se sa të moshuarit.

Gjyshi i Shkëlzenit ka qenë një fermer i njohur në ish-Jugosllavi, i cili ka trashëguar pasurinë tek i biri i tij, Ismeti, i cili ishte profesor në një shkollë të mesme në Prishtinë për shumë kohë. Anëtarët e tjerë të familjes së Shkëlzenit janë nëna Drita, vëllai Shpendi dhe motrat Shqipja dhe Shqiponja. Ai është i martuar me Arzën dhe është baba i dy vajzave, Aria dhe Ana.