Shkëlzen Gashi tregon pse bashkësia ndërkombëtare po e përdor pikërisht tani Gjykatën Speciale, e bën një lidhje me Rusinë - Gazeta Express
string(121) "shkelzen-gashi-tregon-pse-bashkesia-nderkombetare-po-e-perdor-pikerisht-tani-gjykaten-speciale-e-ben-nje-lidhje-me-rusine"

Gazeta Express

25/09/2020 7:14

Shkëlzen Gashi tregon pse bashkësia ndërkombëtare po e përdor pikërisht tani Gjykatën Speciale, e bën një lidhje me Rusinë

Gazeta Express

25/09/2020 7:14

Aktivisti Shkëlzen Gashi ka thënë se bashkësia ndërkombëtare e përdor Gjykatën Speciale për ta larguar Serbinë nga ndikimi rus.

“Është shumë keq që ne si shoqëri, kur është publikuar raporti i Dick Martyt i Këshillit të Evropës, për fat të keq kemi filluar ta shajmë dhe etiketojmë, në vend se të merremi seriozisht, me e lexuar raportin e Dick Martyt dhe me e parë se bëhet fjalë për diçka serioze, edhe me e krijuar vetë na Gjykatën për krimet e luftës, ashtu si Serbia. Serbia vend okupator është dashur ta krijojë një gjykatë speciale, por speciale ka krijuar edhe Bosnja që ka qenë vend i okupuar, e edhe Kroacia”, ka thënë Gashi.

Lexo Edhe:

Ai thotë se bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që krejt vendet e ish-Jugosllavisë në të cilat ka pasur konflikte të armatosura, t’i krijojnë gjykatat speciale për krime lufte dhe t’i dënojnë ata që kanë bërë shkelje të së drejtës së rregullave humanitare ndërkombëtare në terren.

“Ne nuk e kemi bërë këtë duke e mohuar dhe për rrjedhojë kemi çuar në vitin 2015 deri te krijimi i një Gjykate Speciale e cila nuk mundet me qenë për shkak të rrethanave e stacionuar në territorin e Kosovës, por duhet me qenë jashtë, ky një gabim tjetër. Gabimi tjetër që po bëhet është që po kundërshtohet edhe sot. Fakti që thirret dikush me u intervistuar nuk do të thotë se është i fajshëm edhe fakti se po ngritet aktakuza nuk do të thotë se është i fajshëm. Ata që nuk kanë bërë Gjykata nuk mundet me e verifikuar që kanë bërë krime atëherë duhet me u liruar të pafajshëm. Mirëpo ata që kanë bërë krime dhe Gjykata e vërteton këtë shoqëria kosovare nuk duhet me i glorifikuar ata njerëz dhe me i prezantuar si heronj”, ka thënë Gashi.

Tutje për aktakuzën ndaj Salih Mustafës, Gashi ka thënë se nuk e di se për çfarë akuzohet.

“Pa e parë aktakuzën nuk mund të kem asnjë mendim për këtë”, ka thënë Gashi.

Ai ka ritheksuar sërish se është pro Gjykatës Speciale, por ka pasur një problem ndaj saj.

“Jam frikuar gjithmonë se mos Gjykata Speciale mundet me u përdor si mjet shantazhi ndaj politikanëve të Kosovës dhe me i detyruar me marrë vendime që shkojnë në dëm të interesit të Kosovës. Sepse për fat të keq politikanët e Kosovës për këto 20 vjet gjithherë i kemi pasur të shantazhuar me dy sene: me korrupsionin që e kanë bërë, pothuajse shumica dërrmuese sidomos këta që kanë dalë prej luftës. Dhe në anën tjetër Gjykata, krimet e luftës. Kam pas frikë gjithmonë se munden me u shantazhu dhe me marrë vendime ose me nënshkru marrëveshje në dëm të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se janë tri palë këtu, bashkësia ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova.

“Serbisë i konvenon Gjykata Speciale për shkak se dëshiron me e diskredituar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Bashkësia ndërkombëtare e përdor Gjykatën Speciale, meqenëse kjo është kërkesë e Serbisë, si mundësi për me e shkëput Serbinë prej ndikimit rus dhe e plotëson këtë kërkesë në rast se Serbia shkëputet prej ndikimit rus dhe futet nën ndikimin amerikan atëherë bëhet Gjykata Speciale. Edhe Kosova duhet me e pranuar këtë gjykatë, unë jam njëri prej atyre njerëzve që mendojnë se duhet me u bo kjo gjykatë. Kosova duhet me e pranuar këtë gjykatë për shkak se kështu pastrohet njëherë e mirë lufta çlirimtare e popullit të Kosovës. Edhe ata që kanë bërë krime, çofshin ata edhe në struktura udhëheqëse të UÇK-së”, ka thënë ai.

Gashi ka theksuar se nuk mund të dënohet lufta e popullit të Kosovës, nëse dënohen disa pjesëtarë të UÇK-së.

Ai ka përmendur se liderët kosovarë janë liruar si të pafajshëm, për dallim prej atyre të Serbisë që janë dënuar për krime lufte.

“Kjo nuk është gjykatë e themeluar nga OKB-ja. Kjo është e Kosovës, që për fajin tonë nuk është në vendin tonë, sepse nuk kemi policë, gjyqtarë”, ka thënë Gashi. “Duhet vetë policia e Kosovës t’i arrestojë sepse kështu i çojmë një mesazh bashkësisë ndërkombëtare që Kosova është shtet ku funksionon dhe sundon ligji dhe jo një shoqëri para shtetërore”.

Gashi ka thënë se negociatat politike Kosovë-Serbi e kanë penguar punën e Gjykatës Speciale menjëherë pas krijimit të saj dhe se me Marrëveshjen e nënshkruar në Washington nga të dyja palët, është hapur rrugë që Kosova të përfitojë.

Nga Marrëveshja ai pret që Kosova ta shfrytëzojë “gjykatën për ta pastruar luftën e UÇK-së prej atyre që kanë bërë krime dhe Asociacionin me e përdorë në interes të vetin, me sa më pak kompetenca ekzekutive që e pengojnë funksionimin e Kosovës, por për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”.

Gashi e ka quajtur gabim qasjen e OVL së UÇK-së ndaj Gjykatës Speciale, për siç thotë ai “po i dërgohet mesazh negativ ndërkombëtarëve”.

Ai thotë se çështja e dosjeve të cilat po supozohen se kanë rrjedhur nga Specialja, është “joserioze”.